Harduer

Mbështjellës ekstra i fortë për iPhone

Jan 18 2012
0 Shpërndarje
Mbështjellës ekstra i fortë për iPhone

Mbështjellësi i parë i këtij lloji është si tribut ndaj kalimit të Juke dhe është krijuar me ndihmën e Universitetit të Tokios dhe Advanced Softmaterials. Siç është rasti edhe me veturat Nissan, gërvishtjet e vogla apo pak më të thella mund të rigjenerohen vetvetiu me kalimin e kohës. 

Ngjyra me bazë në polirotaksan, e njohur si Scratch Shield nga auto prodhuesi, do të mbush një gërvishtje të vogël brenda një ore, kurse ato më të mëdha mund të riparohen vetvetiu brenda një jave. Triku është se ngjyra në fakt kurr nuk thahet, por nuk ndihen e lagur kur dikush e prek. Në rastin e mbështjellësit do të jetë gjitahshtu e vështirë të vendoset së pari ndonjë gërvshitje, e nëse ndodh atëherë rigjenerimi edhe këtu është i pranishëm.

Autoprodhuesi ka thenë se do të filloj me shitjen e mbështjellësit më vonë gjatë këtij viti dhe raportohet se ka licencuar këtë teknologji edhe me operatorin NTT DoCoMo në Japoni. E gjithashtu ka dhuruar edhe 100 mbështjellës të këtillë në një event në Dubai. /pcworldalbanian

Lajmet e fundit>