Analiza

Mbetet i panjohur shkaku i ndërprerjes së Facebook-ut

Aug 3 2014
0 Shpërndarje
Mbetet i panjohur shkaku i ndërprerjes së Facebook-ut

_h353_w628_m6_otrue_lfalseKompania Facebook shprehet se rrjeti social, është rikthyer në gjendjen e mëparshme, të premten, pas një ndërprerjeje që preku një numër të gjerë përdoruesish në shumë vende të botës.

Shumë përdorues patën probleme me aksesimin e Facebook-ut për një kohë të shkurtër. Facebook menjëherë ka marrë masat për të identifikuar problemin si dhe ka kthyer në gjendjen e mëparshme shërbimin e shoqëruar me fjalinë “Kërkojmë ndjesë për shqetësimin e shkaktuar”.

Facebook, i cili ka rreth 1.32 miliardë përdorues, po merret me identifikimin e incidentit, por të gjitha shenjat sugjerojnë një defekt teknik më shumë se ndonjë aktivitet tjetër i dyshimtë, u shpreh një person i brendshëm i Facebook-ut në dijeni të kësaj çështjeje. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>