Analiza

Mbetjet elektronike pritet të rriten me 33% deri në 2017-n

Dec 16 2013
0 Shpërndarje
Mbetjet elektronike pritet të rriten me 33% deri në 2017-n

wasteDeri në vitin 2017, vëllimi i frigoriferëve, televizorëve, celularëve, kompjuterëve, monitorëve apo mbetjeve të tjera elektronike do të peshojnë pothuajse sa 200 Empire State Buildings, sipas parashikimeve që janë bërë në një raport të realizuar së fundmi.

Parashikimi, bazuar në të dhënat e mbledhura nga organizata të Kombeve të Bashkuara, qeverive si dhe organizatave shkencore apo jo-qeveritare në bashkëpunim me të ashtuquajturën “Iniciativa për të zgjidhur problemin e mbetjeve elektronike,” parashikon që këto lloj mbetjesh do të rriten me 33% në pesë vitet e ardhshme.

Ndër shtetet kryesore që do të kontribuojnë në këtë rritje do të jenë SHBA-ja dhe Kina. Deri tani, të dhëna në lidhje me këto lloj mbetjesh kanë qenë të vështira për t’u grumbulluar duke qenë se edhe shtetet i përcaktojnë ndryshe mbetjet elektronike. Për shembull, në SHBA përfshihen vetëm pajisjet elektronike të konsumit, si televizorë dhe kompjuterë, ndërkohë që vendet evropiane përfshijnë gjithçka që ka bateri apo prizë.

“Iniciativa për të zgjidhur problemin e mbetjeve elektronike” ka krijuar edhe një hartë të mbetjeve elektronike, e cila është e disponueshme online. Të dhënat e saj vijnë nga 184 shtete të botës duke u bazuar në faktin se sa pajisje elektronike hyjnë në treg dhe sa vëllim mbetjesh mund të nxisin ato për krijim. Kjo do t’i ndihmojë organizatat në të pasurit e një ideje më të qartë se si mund t’i menaxhojnë këto lloj mbetjesh.

Vitin e kaluar, në botë u krijuan rreth 54 milionë ton pajisje elektrike dhe elektronike të përdorura, ose afërsisht 20 kg për çdo person nga 7 miliardë që jetojnë në Tokë. “Iniciativa për të zgjidhur problemin e mbetjeve elektronike” vlerëson se deri në vitin 2017, bota do të prodhojë 33% më shumë mbetje elektronike, ose 72 milionë tonë. Kjo sasi është e barabartë me rreth 11 Piramida Gize. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>