Biznes

Mbi 10 milionë Samsung Galaxy S4 janë shitur për më pak se një muaj

May 23 2013
0 Shpërndarje
Mbi 10 milionë Samsung Galaxy S4 janë shitur për më pak se një muaj

Samsung Electronics ka raportuar se për më pak se një muaj që kur doli në shitje pajisja Galaxy S4 janë shitur mbi 10 milionë njësi. Smartfoni i ri ka tejkaluar paraardhësit e vet që në një periudhë të shkurtër kohore të marr aq shumë shitje.

Samsung Galaxy S III e arriti shifrën 10 milionë njësi të shitura për 50 ditë pas lëshimit gjatë vitit 2012, ndërsa për Galaxy S II iu deshën pesë muaj, ndërsa Galaxy S shtatë muaj për ta arritur atë cak, tha Samsung.

Pajisja tani është në dispozicion në mbi 110 shtete dhe do të lëshohen gradualisht edhe tek 155 shtetet në varg me partnerët, tha gjatë ditës së enjte kompania Samsung.

Galaxy S4 ka një paraqitje prej 5 inç Super AMOLED me HD të plotë me 441 piksellë dhe një funksion me kamerë të dyfishtë që mundëson përdorim në të njëjtën kohë të dy kamerave, të përparme dhe të pasmes, pranë softuerit si Air View dhe Air Gesture që synon të thjeshtësojë ndërveprimin me telefon duke përfshirë gjestet me duar. Samsung është po ashtu duke planifikuar që të lëshojë më tepër variante të pajisjes.

Përveç pajisjes që është tani në dispozicion në stilin “Mjegulla e Bardhë” dhe “Pylli i Zi”, përsëritjet e ngjyrave të reja do të shtohen këtë verë, duke përfshirë stilet “Arkitku i Kaltër” dhe “Aurora e Kuqe”, e ndjekur nga “Mirazhi i Purpurtë” dhe “Vjeshta e Kaftë”, tha kompania. (PCWorld Albanian)

galaxy s4

Lajmet e fundit>