Lajmet

Mbi 1,000 aplikacione Android infektohen nga Spyware SonicSpy

Aug 14 2017
0 Shpërndarje
Hulumtuesit e firmës së sigurisë Lookout folën për një maluer të quajtur "SonicSpy," ku analizuar aplikacionin e komunikimit Soniac në Play Store. Mbi 1,000 aplikacione Android infektohen nga Spyware SonicSpy

Një familje maluerësh përgjimi në Android ka infektuar mbi 1,000 aplikacione disa prej të cilave kanë penetruar edhe në Google Play Store.

Hulumtuesit e firmës së sigurisë Lookout folën për një maluer të quajtur “SonicSpy,” ku analizuar aplikacionin e komunikimit Soniac në Play Store.

Soniac ofron shërbimin e komunikimit duke përdorur një version të përshtatur të aplikacionit Telegram. Por kjo nuk është e gjitha. Lookout shprehej kështu lidhur me hulumtimin e tyre:

“Soniac posedon sjellje prej malueri duke i ofruar një sulmuesi mjaftueshëm kontroll mbi një pajisje të shënjestruar.

Bëhet fjalë për regjistrimin e audios, realizimit të fotove me kamera, kryerjen e thirrjeve, dërgimin e mesazheve me tekst dhe marrjen e informacioneve rreth thirrjeve, kontakteve dhe pikave të aksesit Wi-Fi.”

Kur hynë në detaje të maluerit, hulumtuesit gjetën se ai përdorte 73 instruksione të ndryshme. Besohet se SonicSpy ka lidhje me maluerin tjetër Android SpyNote.

Në total hulumtuesit e Lookout arritën në përfundimin se SonicSpy ka infektuar më shumë se 1 mijë aplikacione kur përfshihen edhe Hulk Messenger dhe Troy Chat pjesë e Play Store. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>