Harduer

Mbi 30 % e smartfonëve të shitur gjatë tremujorit të parë ishin prej 5 inç ose më tepër

May 13 2014
0 Shpërndarje
Mbi 30 % e smartfonëve të shitur gjatë tremujorit të parë ishin prej 5 inç ose më tepër

galaxynote3review-8-e1389295231670Javën e kaluar, Strategy Analytics deklaroi që gjatë tremujorit të parë të vitit 2014 u shitën një numër rekord prej 285 milionë smartfonëve në mbarë botën, ndërsa gjatë ditës së hënë Canalys lajmëroi një numër relativisht më të ulët prej 279.4 milionë për të njëjtën periudhë. Sido që të jetë, është një sasi mjaft e madhe e pajisjeve të shitura, ku numri i shitjeve ka pësuar rritje prej 30 për qind.

Raporti nga Canalys tregoi që shitjet ishin kryesisht të pajisjeve që përdorin sistemin Android, të cilat pajisje përbënin 81 për qind të tregut, që ndiqeshin nga pas nga iOS dhe Windows Phone me 16%, respektivisht, 3%. Sa i përket prodhuesve, Samsung ende është mbreti, ku përbën 31 për qind të smartfonëve të shitur, që ndiqet nga pas nga Apple që ka 16 për qind. Fatkeqësisht, BlackBerry pothuajse nuk ka pasur aq shitje.

Në një kohë termi “phablet” ishte qesharak, por tani ai është normë. Sipas publikimit, smartfonët me një paraqitje prej 5 inç ose më të lartë – si ajo e Note 3, Nexus 5, Xperia Z2, HTC One M8 – pësuan rritje prej 369 për qind në krahasim me vitin e kaluar dhe patën 34 për qind të shitjeve të përgjithshme.

Screen-Shot-2014-05-12-at-2.32.20-PMTabela e mësipërme tregon që shumë pajisje ende janë duke u shitur me një paraqitje më të vogël se sa 5 inç, që përbëhen kryesisht nga iPhone të Apple-it me paraqitjen prej 4 inç. Canalys thotë që “Apple ka nevojë për një smartfon me ekran më të madh për të qëndruar në garë dhe do të shikojë që ta adresojë këtë në muajt e ardhshëm.” Apple është përfolur shumë që do të lëshojë pajisjen iPhone 6 me një paraqitje prej 4.7 inç gjatë vjeshtës. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>