Lajmet

Mbi 4,000 lloje të sistemit Android

May 18 2012
0 Shpërndarje
Mbi 4,000 lloje të sistemit Android

Nëse i paramendoni të gjitha mënyrat që njerëzit mund të ndryshojnë softuerin e tyre Android dhe të gjitha llojet e harduerëve dhe sistemeve operative, a e dini se sa platforma të ndryshme do t’i gjeni? Siç duket, janë rreth 4,000 pajisje “të ndryshme” që e kanë sistemin operativ Android. A mendoni se iOS i ka po aq?

Kjo e dhënë vjen nga ndërmarrja e quajtur OpenSignalMaps, që ka marrë informacione nga 681,900 pajisje me sistem operativ Android. Kjo nënkupton që nga 680,000 e më shumë pajisje, janë 3,997 pajisje unike. Njëri më i popullarizuar, për shembull, është Samsung Galaxy S II, ku rreth 61,389 njerëz e posedojnë këtë telefon dhe e kanë të njëjtin version të sistemit Android.

OpenSignalMaps deklaoir se “Një komplikim mund të jetë në ROM-ët e posaçëm ku mund të mbishkruhet ndryshorimi android.build.MODEL që ne e përdorim për modelin e pajisjes”. Një fakt tjetër është se “1,363 modele të pajisjes që dalin në skenë duken vetëm njëherë në bazën tonë të të dhënave.” Nëse shkojmë tek faktori kryesor, e numrit të versionit, sistemi Android duket të jetë më i fragmentuar se kurrë. Versioni më i zakonshëm i tij është Gingerbread, por megjithëse është versioni numër 1, atë e përdorin vetëm 55.4% të pajisjeve. (PC World Albanian)

Lajmet e fundit>