Siguri

Mbi 45,000 llogari të vjedhura në Facebook nga krimbi Ramnit

Jan 5 2012
0 Shpërndarje
Mbi 45,000 llogari të vjedhura në Facebook nga krimbi Ramnit

Kompania e sigurisë Seculert ka qenë duke vëzhguar avancimin e Ramnit, një krimb i zbuluar së pari në muajin prill të vitit 2010, dhe përshkruar nga Microsoft si “malware multi-komponentësh që infekton skedarë .exe në Windows, skedarë të Microsoft Office dhe skedarë HTML” në mënyrë që të vjedh “të dhëna të ndjeshme siç janë kredencialet FTP dhe cookies të shfletuesit”. Ramnit më parë është shfrytzëuar për të “tejkaluar autentikimin dy-faktorësh dhe sistemet e nënshkrimit të transaksioneve, për të përfituar qasje prej së largu në institucione financiare, për të komprometuar seanca bankare online dhe për të penetruar disa rrjete të korporatave” tha Seculert. 

Së fundi, Seculert ka vendosur një rrjetë testimi dhe ka zbuluar se 800,000 makina janë infektuar mes muajit shtator dhe dhjetor. Përveç kësaj, Seculert ka gjetur se më shumë se 45,000 të dhëna të kyçjes në Facebook, shumica prej UK dhe Francës, janë vjedhur nga një variant i ri i krimbit. 

“Ne dyshojmë se sulmuesit prapa Ramnit janë duke përdorur kredenciale të vjedhura për tu kyçur në llogaritë e viktimave dhe për të transmetuar linka të dëmshëm drejt miqve të tyre” tha Seculert. 

E sa i përket mashtrimeve në Facebook, këto nuk janë risi. Facebook vet ka pranuar se përjeton mbi 600,000 kyçje të komprometuara çdo ditë, edhe pse kjo nënkupton vetëm 0.06 për qind të kyçjeve totale prej më shumë se 1 miliard sa janë në Facebook brenda një dite. /pcworldalbanian

Lajmet e fundit>