Lajmet

Mbi 480 uebsajte gjurmojnë çdo buton të shtypur nga vizitorët

Nov 22 2017
0 Shpërndarje
Hulumtuesit analizuan shtatë firma që ofronin softuerë të tillë, FullStory, SessionCam, Clicktale, Smartlook, UserReplay, Hotjar dhe Yandex. Mbi 480 uebsajte gjurmojnë çdo buton të shtypur nga vizitorët

Qindra firma interneti gjurmojnë çdo buton të shtypur në tastierë nga vizitorët, zbuloi një studim i Universitetit të Princeton.

Teknika, e njohur si “session replay,” përdoret nga kompanitë për të kuptuar sesi përdoruesit përdorin uebsajtet.

Më shumë se 480 uebsajte përdornin këtë teknikë sipas studimit. Ekspertët janë të shqetësuar për ligjshmërinë e përdorimit të një softueri të tillë pas dijeninë e përdoruesit.

“Këto skripte gjurmojnë butonët e shtypur, lëvizjet e mausit dhe sjelljen e shfletimit në çdo faqe të vizitoni dhe dërgojnë informacion tek servera të palëve të treta,” shkruhej në studim.

Hulumtuesit analizuan shtatë firma që ofronin softuerë të tillë, FullStory, SessionCam, Clicktale, Smartlook, UserReplay, Hotjar dhe Yandex.

Ata zbuluan se 482 sajte në listën e 50,000 sajteve më të ndjekura në botë përdornin një skript të këtyre firmave.

Firmat që përdornin këtë softuer ishin Telegraph, Samsung, Reuters, CBS News dhe gjigandi Amerikan Home Depot. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>