Blog

Mbi 50 padi janë dërguar në gjykatë kundër Trump

Feb 8 2017
0 Shpërndarje
Mbi 50 padi janë dërguar në gjykatë kundër Trump Photo Source: Getty Images

Donald Trump është paditur në gjykatë mëse 50 herë që kur mori drejtimin e Shtëpisë së Bardhë. Kjo shifër është 10 herë më e lartë sesa mesatarja e tre presidentëve të fundit të Shteteve të Bashkuara.

Shumica e padive erdhën pas urdhrit ekzekutiv i cili ndalonte hyrjen në SHBA të emigrantëve nga shtatë vende me shumicë myslimane.

Paditë erdhën nga 17 shtete të ndryshme nga doktorë, profesorë, studentë dhe refugjatë.

Në fazat e para të presidencës Bill Clinton u padit 5 herë, Bush 4 herë dhe Obama 5 herë. Trump mund të jetë presidenti Amerikan më i paditur në historinë e Shteteve të Bashkuara. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>