Lajmet

Mbi 500,000 përdorues të telefonëve Android kanë rë pre e aplikacioneve mashtruese në Play Store

Apr 26 2017
0 Shpërndarje
Të zbuluara në Google Play Store, ato ishin dizajnuar për të marrë nën kontroll pajisjet kohë përpara se të shkarkohej malueri. Mbi 500,000 përdorues të telefonëve Android kanë rë pre e aplikacioneve mashtruese në Play Store Photo Source: AFP

Aplikacionet të cilat shërbenin si guidë për disa lojëra si Fifa dhe Pokemon Go janë përdorur për të sulmuar mbi 500,000 përdorues Android me maluerë u shpreh një kompani e sigurisë kibernetike.

Të zbuluara në Google Play Store, ato ishin dizajnuar për të marrë nën kontroll pajisjet kohë përpara se të shkarkohej malueri.

Pastaj përdoruesit merrni vazhdimisht reklama thanë hulumtuesit e Chech Point. Mbi 40 aplikacione të tilla dedikuar disa prej titujve të njohur të lojërave ishin të afta të infektonin përdoruesit.

Ato janë shkakruar mes 528 mijë deri në 1.8 milion herë megjithatë nuk dihet sesa prej përdoruesve janë infektuar me maluer. Disa prej tyre ishin të disponueshme që prej muajit Nëntor të vitit të kaluar.

Sapo shkarkoheshin, kërkonin leje nga përdoruesit me privilegje administratorit që të bëhej e pamundur fshirja e tyre.

Menjëherë pas përfundimit të këtij procesi, aplikacionet lidheshin me një botnet kur shkakronin maluerët. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>