Lajmet

Mbi 9 milionë thirrje për festën e Fitër Bajramit

Oct 3 2008
0 Shpërndarje
Mbi 9 milionë thirrje për festën e Fitër Bajramit

Operatori publik mobil Vala, gjatë festës së Fitër Bajramit me sukses ka operuar në tërë territorin e Kosovës ku ajo ka mbulueshmëri.
Kështu gjatë ditës së martë (30 shtator 2008) janë kryer gjithsej 9,757,265 thirrje të realizuara nga konsumatorët Prepaid të Valas në të gjitha drejtimet: brenda rrjetit, drejt operatorit të dytë, telefonisë fikse dhe atyre ndërkombëtarë.
Ndërkohë që janë dërguar me sukses, nga konsumatorët Prepaid dhe Postpaid të Valës 1,976,055 SMS kombëtarë dhe ndërkombëtarë.
Operatori publik mobil Vala, u kërkon ndjesë të gjithë atyre konsumatorëve të cilët janë përballur me probleme si: mosrealizimi i thirrjeve apo edhe dërgimi i SMS-ve.
Problemet teknike të kësaj natyre janë gjithnjë të mundshme kur kihet parasysh trafiku i stërngarkuar gjatë festave kombëtare apo edhe atyre fetare.
Menaxhmenti i PTK-se falënderon te gjithë konsumatorët besnik te VALA-s dhe i siguron që në vazhdimësi do të ofrojë produkte cilësore dhe çmime te arsyeshme dhe konkurruese në tregun e telefonisë mobile në vend.
Telefonia mobile në këtë mënyrë do të bëhet e arritshme dhe e leverdishme për të gjithë.

www.valamobile.com

Tags >

ipkovala
Lajmet e fundit>