Siguri

Mbi 1.000 hakerë mblidhen në Budapest për Hacktivity 2010

Sep 18 2010
0 Shpërndarje
Mbi 1.000 hakerë mblidhen në Budapest për Hacktivity 2010

Konferenca do të  ketë si qëllim bashkimin e zyrtarëve dhe ekspertëve të sigurisë nga Hungaria dhe përtej vendit në një sistemim joformal, duke kombinuar ligjërata dhe diskutime rreth çështjeve serioze si interneti, siguria,  dhe gjithashtu do të ketë argëtim dhe lojëra.

Bruce Schneier, një ekspert i mirënjohur i cyber-sigurisë bëri hapjen e konferencës me një fjali kyçe, në të cilën morën pjesë shumë të interesuar.

Pjesëmarrës dhe ligjërues tjetër të mirënjohur janë Alexander Kornbrust nga Oracle, Robert Lipovsky nga kompania për siguri kompjuterike ESET, dhe hakeri amerikan Mitch Altman, që ka organizuar një harduer workshop.

Në anën tjetër zona e argëtimit u mundëson pjesëmarrësve që të testojnë aftësitë e tyre për tu futur në sisteme dhe për të marrë nën kontroll kompjuterë të huaj në një lloj-llojshmëri të lojërave, duke përfshirë “Hack the Vendore” e deri tek “Capture the Flag”.

Vlen të theksohet se për herë të parë këtë vit, në mesin e sponsorëve media të këtij eventi është edhe PC World Albanian.

Lajmet e fundit>