Lajmet

Mbi 3500 agresorë të dëbuar nga Facebook dhe MySpace

Dec 3 2009
0 Shpërndarje
Mbi 3500 agresorë të dëbuar nga Facebook dhe MySpace

The New York Daily News ka raportuar se mëse 3500 agresorë seksualë janë dëbuar nga Facebook dhe MySpace vetëm në shtetin e New York-ut. Ky veprim mbi të pervertuarit ishte bazuazr mbi ligjin e ashtuquajtur e-STOP (Electronic Security and Targeting of Online Predators) të përpunuar gjatë vitit 2008.

Facebook ka dëbuar 3410 llogari të lidhura me 2782 persona ndërsa MySpace 1975 llogari të 1796 personave. Ka gjithashtu një mbivendosje të shifrave, sepse 1045 prej tyre ishin të regjistruar në të dyja rrjetet, por pjesa më e frikshme e këtyre shifrave është fakti se ato përfshijnë vetëm një aksion të tillë dhe vetëm në shtetin e New Youk-ut.

Nuk duhet shumë fantazi për të imagjinuar proporcionin e fenomenit të shtrirë në vende të tjera apo në gjithë botën. Nëse bota virtuale i ngjan gjithnjë e më shumë asajë reale, kështu është dhe për rreziqet.

Lajmet e fundit>