Lajmet

Mblidhet juria e “Albanian ICT Awards II” për të filluar procesin e vlerësimit të kandidatëve

Mar 31 2014
0 Shpërndarje
Mblidhet juria e “Albanian ICT Awards II” për të filluar procesin e vlerësimit të kandidatëve

juria1Në prag të procesit të përfundimit të afatit zyrtare të aplikimeve për “Albanian ICT Awards II”, ku pranimet e tyre mbyllen përfundimisht sot, më 31 mars 2014, një proçes tjetër i rëndësishëm i këtij eveneminenti sapo ka filluar. Tashmë organizatorët dhe juria e këtij konkursi mbarëkombëtar kanë nisur procesin e përgatitjes së vlerësimit të projekteve të mbërritura, proces ky që do të finalizohet me shpalljen e fituesve. Në një takim të mbyllur, të mbajtur më datë 29 mars, është mbledhur juria e “Albanian ICT Awards II”, ku përveç diskutimeve të rendit të ditës dhe shqyrtimit të mënyrave dhe formave të vlerësimit ka votuar me unanimitet si kryetar jurie Prof. Dr. Petraq Papajorgjin dhe si Zv. Kryetar u zgjodh z. Sokol Muça. Gjatë këtij takimi, juria është njohur me aplikimet e mbërritura deri më tani, duke krijuar një përshtypje të përgjithshme të nivelit të aplikimeve, si dhe janë votuar në parim kriteret, kushtet dhe pikëzimet që do të aplikohen për secilin kandidat apo projekt. Në përfundim të këtij procesi seleksionues dhe vlerësues do të shpallen fituesit për pesë kategoritë e çmimeve të “Albanian ICT Awards II”: ICT Inovacioni i vitit, ICT Akademiku i vitit, ICT Mobiliteti i vitit, ICT Diploma e vitit dhe ICT Ylli në ngritje i vitit.

juria2Anëtarët e jurisë të cilët përfaqësojnë vlerat më të mira dhe të shumëllojshme në komunitetin shqiptarë të Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit kanë për të dhënë një kontribut shumë të çmuar të mëtejshëm, që nga planifikimi për shpalljen e listës së ngushtë të kandidatëve të cilët do të kenë rastin të ftohen për të prezantuar produktin e tyre përpara jurisë e deri tek shpallja e çmimeve kombëtare në mbrëmjen Gala. Çmimet dhe shpërblimet për individët fitues do të shoqërohen, gjithashtu, me vlerësime financiare, paketa të ndryshme sponsorizimi si trajnime, studime të avancuara, pajisje elektronike, ekspozim mediatik, etj.

Paneli i jurisë përbëhet nga përfaqësues të niveleve të ndryshme, si institucione publike, universitete, njerëz të botës akademike, të biznesit, profesionistë dhe ekspertë të fushave të ndryshme të ICT-së, të shquar me aktivitete brenda apo jashtë vendit. Disa prej tyre janë Prof. Dr. Petraq Papajorgji, dekan i Inxhinierisë në Canadian Institute of Technology në Tiranë, Erion Nako, profesionist i menaxhimit të biznesit, Visar Jasiqi, profesionist në zhvillimin e resurseve humane në sektorin e teknologjisë, Enkelejd Zotaj, drejtor i IT-së në Raiffeisen Bank, Sokol Muça, Këshilltar për Inovacion pranë i Ministres së Arsimit dhe Sportit, Igli Gjelishti, webmaster në Top Media, Dr. Mirlinda Karçanaj, drejtore e përgjithshme e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), Prof. Asoc Genti Daci, pedagog pranë Universitetit Politeknik të Tiranës dhe CEO i ABCom, Anila Hyka Smorgrav si përfaqësuese e brezit të informatikanëve të parë shqiptarë dhe aktualisht drejtoreshë programi në Orange të Francës dhe PhD, Altin Petre, drejtor i IT-se në Digitalb dhe Driart Elshani përfaqësues i Administratës Publike e-government në Kosovë. Vlerësimet do të fillojnë më 1 prill, derisa juria ka rënë dakord për takimet e radhës, gjatë të cilave do të vendosë listën e kandidatëve të rrethit të ngushtë ku do të futen më të votuarit.

juria3Për të mbërritur në këtë proces të rëndësishëm, “Albanian ICT Awards II” ka udhëtuar në disa qytete të rëndësishme të Shqipërisë dhe Kosovës, si Tiranë, Prishtinë, Gjakovë, Mitrovicë, etj, si dhe është promovuar në disa institucione akademike dhe shtetërore. Të gjithë të interesuarit kanë pasur në dispozicion pothuajse një muaj kohë për të aplikuar për “Albanian ICT Awards II”, afat i cili mbyllet zyrtarisht më 31 mars 2014. Pas përmbylljes së procesit të vlerësimit të projekteve, “Albanian ICT

Awards II” do të kurorëzojë fituesit më datë 25 prill 2014 në një mbrëmje Gala që do të mbahet në Tirana International Hotel. (ICTSmedia / PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>