Lajmet

Mbretëresha Elizabetë nderon inxhinierët që kontribuan në krijimin e internetit

Mar 19 2013
0 Shpërndarje
Mbretëresha Elizabetë nderon inxhinierët që kontribuan në krijimin e internetit

Queen Elizabeth Mbretëresha Elizabeta ka nderuar pesë inxhinierë që kanë krijuar Internetin dhe World Wide Web me “Çmimin e Inxhinierinë”.

Louis Pouzin, Robert Kahn, Vint Cerf, Tim Berners-Lee dhe Marc Andreessen do të ndajnë çmimin prej 1 milion paund. Ata janë vlerësuar për kontributin e tyre në krijimin e Internetit, një arritje inxhinierike që ka ndryshuar drejtimin e botës.

“Interneti dhe WWW përbëjnë një revolucion me impakt tepër të fuqishëm në komunikim.” shkruhej në faqen e publikimit. Pouzin, Kahn dhe Cerf kanë dhënë queen-elizabethkontributin e tyre kryesisht në krijimin e protokolleve (standardeve) që së bashku përbëjnë arkitekturën themelore të internetit, ndërsa Berners-Lee krijoi World Wide Web që përhapi përdorimin e internetit përtej funksionimit të postës elektronike (e-mail) dhe transferimit të dokumenteve.

Andreessen shkruajti shfletuesin Mosaic që mundësoi aksesimin e uebit nga të gjithë njerëzit.

Puna e tij shërbeu si pikë nisjejeje për krijimin e një numri shumë të madh aplikacionesh që as mund të imagjinoheshin më parë.

Çmimi i Mbretëreshës Elizabetë për Inxhinierinë ka për qëllim njohjen e “avancimit teknologjik që ka ndryshuar botën.” Mbretëresha Elizabetë do të prezantojë çmimin këtë verë. (PCWorld Albanian)

Tags >

internet
Lajmet e fundit>