Lajmet

Mbretëresha Elizabeth II e Britanisë poston “tweet-in” e saj të parë

Oct 25 2014
0 Shpërndarje
Mbretëresha Elizabeth II e Britanisë poston “tweet-in” e saj të parë

Untitled-1Me sa duket, trendi i rrjeteve sociale ka përfshirë dhe mbretëreshën Elizabeth II e cila ka postuar “tweet-in” e saj të parë në rrjetin social Twitter.

Edhe kësaj here ajo është treguar tradicionale duke shtuar në fund të postimit, firmën e saj “Elizabeth R”.

Monarkja 88-vjeçare, e bëri këtë postim gjatë ceremonisë së hapjes së një galerie të re të premten në Muzeun e Shkencës në Londër. Ajo hoqi qetësisht dorashkën e saj për të shkruar në ekranin me prekje të një tablete ndërkohë që e shikonin 600 vizitorë. Përmbajtja e postimit “I hope people will enjoy visiting” u shpërnda nga llogaria British Monarcy në Twitter.

“Elizabeth R” është nënshkrimi që ajo përdor zakonisht në firmosjen e dokumenteve zyrtare. ‘R’ do të thotë ‘regina’ në gjuhën latine. Disa kanë ngritur dyshime nëse ka qenë ajo vete që e ka shkruar postimin apo jo duke qenë se ai është postuar më parë nga një iPhone dhe jo nga një iPad siç duket se po përdorte mbretëresha gjatë hapjes së galerisë. Një zëdhënës i Buckingham Palace tha se nuk do të jepeshin detaje për këtë.

Mbretëresha nuk ka një llogari personale në Twitter ashtu si shumica e anëtarëve të familjes mbretërore të cilët shkruajnë përmes profileve zyrtare të mbretërisë. Në vitin 1976, Elizabeth ishte monarkja e parë që dërgoi një e-mail. (PCWorld Albanian)

Tags >

twitt
Lajmet e fundit>