Vëzhgim

Mbretëria e Bashkuar shënon rritje të shkarkimit të filmave të jashtëligjshëm për 30%

Jul 7 2011
0 Shpërndarje
Mbretëria e Bashkuar shënon rritje të shkarkimit të filmave të jashtëligjshëm për 30%

Mbretëria e Bashkuar shënon rritje të shkarkimit të filmave të jashtëligjshëm për 30%

Një 25 vjeçar, i cili është shkarkues i filmave të jashtëligjshëm, tregon për Newsbeat se pse e sheh këtë veprim si të arsyeshëm.

Sipas një hulumtimi, numri i filmave të shkarkuar në mënyrë të jashtëligjshme në Mbretërinë e Bashkuar është rritur për 30% në pesë vitet e fundit.

Ky hulumtim, nga ndërmarrja Envisional, tregon që top pesë filmat, që kanë marrë më së shumti përfitime, ishin shkarkuar në mënyrë të jashtëligjshme në Britaninë e Madhe 1.4 milion herë, vetëm gjatë vitit të kaluar.

Udhëheqësit e industrisë së filmit thonë që kjo jashtëligjshmëri po ju shkakton humbje 170 milionë funta çdo vit dhe duke vendosur mijëra punë në rrezik.

Hulumtimi gjithashtu tregon një rritje të piratizimit të emisioneve televizive në internet.

Dr David Price udhëhoqi skuadrën e cila bëri hulumtimin dhe tha që janë katër arsye kryesore të kësaj rritjeje.

“Ne kemi parë një rritje në teknologji si broadband të shpejtë,” thotë ai.

“Mënyrat e piraterisë janë bërë më të lehta, me shkarkime më të shpejtë dhe lehtësia për ta gjetur përmbajtjen.”

“Ne kemi tani një gjeneratë online e cila në të vërtet nuk mërzitet për shkarkimin e gjërave ilegalisht.”

“Më në fund është një çështje për disponueshmëri – ka shumë përmbajtje amerikane të cilën shumë njerëz janë të dëshpëruar ta shkarkojnë që nuk mund ta përballojnë ligjshmërinë.”

Njerëzit si Steve, i cili është 25 vjeçar nga Essex, që industria e filmit thotë që janë kërcënimet më serioze në mbijetesën dhe suksesin e të ardhmes.

Ai ilegalisht shkarkon dhe ngarkon rreth 10 filma gjatë javës.

“Unë mendoj që në krahasim me paratë që ata marrin është sikur një pikë në oqean,” thotë ai.

“Gjithashtu, ajo se çfarë jam duke e bërë është duke iu ofruar njerëzve punë të reja.”

“Me tërë këto ISP që janë duke prodhuar broadband super të shpejtë ne [shkarkuesit e jashtëligjshëm] faktikisht jemi duke iu ndihmuar në krijimin e këtyre punëve të reja,” shtoi ai./pcworldalbanian

Lajmet e fundit>