Harduer

Mbretëria e Bashkuar synon të fillojë testimin e robotëve në publik

Jul 4 2014
0 Shpërndarje
Mbretëria e Bashkuar synon të fillojë testimin e robotëve në publik

Google_Self-Driving_Prototype__1_.0_standard_640.0Një grup në Mbretërinë e Bashkuar dëshiron të fillojë testimin e robotëve në publik dhe këtë gjë dëshiron ta bëjë së shpejti. I quajtur RAS 2020 – shkurtimisht për Sistemet Autonome Robotike – grupi udhëhiqet nga Bordi Strategjik i Teknologjisë i Mbretërisë së Bashkuar dhe synimi i bordit është të avancojë robotikën në vend.

Kjo mbulon çdo gjë, nga veturat pa shoferë e deri tek fluturaket pa pilotë dhe robotika nukleare. RAS së fundi ka përpiluar një plan veprimi për këtë, që pritet të përfshijë mjaft shumë testime. Dhe derisa kompanitë si Google mund të preferojnë që të bëjnë testime të tilla në privatësi, RAS 2020 pritet ta bëjë këtë gjë tërësisht në formë publike.

“Kjo mund të zhvillohet vetëm në ambientet reale,” thotë grupi, “laboratorët nuk janë të mjaftueshëm. Fushat e testimit të shpërndarjes janë vende në të cilat ne jetojmë dhe punojmë; rrugët publike, një aeroport i tanishëm, një spital punues, një fermë, një linjë prodhimi, një rafineri ose fabrikë nukleare.” Mbretëria e Bashkuar tashmë ka adoptuar plane për të testuar veturat pa shoferë në rrugët publike dhe ky set i fundit i udhëzimeve do të zgjeronte atë ide në forma të tjera të robotikës. Qëllimi është që të kryhen testime në këto vende gjatë pesë viteve të ardhshme.

Përfundimisht grupi shpreson që të bëjë një seri të “sfidave të mëdha” për të vendosur makinat e zhvilluara në Mbretërinë e Bashkuar në garë me makinat e tjera. “Këto do të përqendrojnë përpjekjet për zhvillim rreth mundësive të dobishme,” thotë grupi,” duke kapur imagjinatën e publikut dhe duke i angazhuar ato biznese që do të përfitojnë nga mundësi të tilla të cilat tërësisht janë në dispozicion komercial.” (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>