Biznes

Mbrojeni rrjetin tuaj me një Firewall falas

Nov 23 2009
0 Shpërndarje
Mbrojeni rrjetin tuaj me një Firewall falas

Nëse ndonjëherë e gjeni veten tuaj në nevojë për një mbrojtje të mirë dhe për një firewall plot veçori mirëpo buxheti juaj po i afrohet zeros, unë e kam zgjidhjen për ju.
Smooth Wall Express 3.0 është një firewall open-source GNU/Linux shumë i sigurt. Me kërkesa minimale të harduerit dhe një gjurmë të vogël, ai duhet të punojë më çdo PC të klasit Pentium që ka së paku 128MB RAM dhe një hard disk 2GB ose më shumë.  Do t’ju duhet të keni të instaluara dy kartela rrjeti për përdorim themelor- tri ose më shumë nëse dëshironi të përfshini një rrjet wireless ose të keni një DMZ (një zonë demilitarizimi ose host që shërben si një amortizator mes rrjetit tuaj privat dhe jashtë). Mbani mend, megjithatë, se besueshmëria e firewall-it tuaj është e kufizuar nga hardueri në të cilin e keni instaluar atë.

Instalimi i Smooth Wall

Mos u brengosni nëse nuk dini shumë për Linux. Megjithëse, edhe pse një njeri i ditur mund të bjerë dhe të turbullohet në një linjë komande, Smooth Wall është i lehtë për t’u instaluar dhe konfiguruar. Qëllimi i tij është që të menaxhohet nëpërmjet një paraqitjeje të integruar ueb gjithashtu. Për ta instaluar, së pari shkarkoni skedarin ISO 81MB nga find.pcworld.com/63892 dhe digjeni atë në një CD. Nëse ju duhet program për djegie disqesh, provojeni Img-Burn find.pcworld.com/61194). Rifillojeni në CD dhe vëreni instaluesin në funksion, i cili do ta pastrojë hard diskun para se të instalohet. Pranimi i defaults gjatë instalimit është një fillim i mbarë. Pyetja e parë “e vështirë” përfshin politikat e sigurisë për qëllime të jashtme. Default është gjysmë i hapur, i cili i lejon trafiqet e jashtme, përveç atyre që potencialisht janë të dëmshme. Ju gjithashtu mund të zgjidhni Open, i cili nuk e kufizon trafikun e jashtëm, ose Closed, i cili ju kërkon që ta konfiguroni se cili trafik është i lejueshëm.  Pastaj do t’u duhet të konfiguroni paraqitjen e rrjetit tuaj, i cili do të etiketohet Jeshil, i Kuq, Portokalli ose Vjollcë. Paraqitja Jeshile është LAN-i juaj i besueshëm. E Kuqja është interneti juaj i ligë dhe i rrezikshëm. Portokalli është DMZ-ja juaj dhe Vjollcë është LAN-i juaj wireless. Pastaj do të zgjidhni se cila kartelë rrjeti t’i caktohet secilit rol. Smooth Wall do të hetojë dhe detektojë shumicën e kartelave. Do t’ju duhet  të specifikoni konfigurimin IP dhe rregullimet e DNS-it dhe gateway. Gjithashtu, do t’ju duhet të konfiguroni edhe web proxy-t, ISDN-në, ADSL-në dhe DHCP-në. Së fundmi, do t’ju duhet të vendosni një fjalëkalim për paraqitjen web dhe një fjalëkalim rrënjësor për qasje në linjën e komandave.  Mbaruat me setup. Nga tani mund ta lëni “Smoothie”-in tuaj ashtu siç është dhe do të veprojë si një firewall funksional. Sidoqoftë, ju mund të konfiguroni shumicën e veçorive vetëm nëpërmjet paraqitjes web. Drejtojeni shfletuesin tuaj në https://SmoothwallGreenAddress:441 dhe shtypni fjalëkalimin e admin, që e keni bërë më herët. Për një produkt falas, Smooth Wall është plot veçori, duke përfshirë serverët proxy, IDS, logging, grafikët e trafikut, DHCP, VPN, DNS dinamik, port forwarding dhe kontrollin në akses. Ai gjithashtu ofron një paraqitje për back up dhe riprogramim të konfiguracionit tuaj, kështu që kur PC-ja juaj Pentium II ta shqelmojë kovën, ju mund ta ktheni Smooth Wall-in dhe ta bëni përsëri funksional. Smooth Wall Express është i kufizuar vetëm në një CPU dhe 1GB RAM, mirëpo kjo sigurisht nuk do të jetë një çështje për madje edhe një rrjet me qindra mijëra përdorues. Kufizimi i vërtetë është mungesa e përkrahjes. Përderisa ju do të mund të konsultoheni me përdoruesit e shoqërisë së fuqishme, ju jeni më se i vetmuar. Natyrisht, krahu komercial i Smooth Wall shet produkte me pagesë dhe të përkrahura, gjithashtu.

Lajmet e fundit>