Lajmet

Mbrojeni veten nga spami me adresa e-maili të përkohshme

Apr 28 2013
0 Shpërndarje
Mbrojeni veten nga spami me adresa e-maili të përkohshme

Mund të keni gjetur disa softuerë pa pagesë që dëshironi t’i shkarkoni, por që fatkeqësisht kërkojnë të marrin adresën tuaj të e-mailit, ku më pas e bombardojnë atë me spame të shumtë apo me reklama të ndryshme.

Mos u shqetësoni. Ekziston një zgjidhje që është e lehtë dhe pa pagesë. “Spamgourmet” iu mundëson që të krijoni e-mail adresa që mund t’i shkruani në faqe si ajo që u përmend më sipër dhe të mbroni adresën tuaj të e-mailit. Ju mund të cekni se sa e-maila dëshironi të pranoni në adresën e re që krijoni.

Nëse e përdorni formën bazike “no-brainer mode” të “Spamgourmet”, sapo ta hapni llogarinë tuaj, me shumë gjasë ju nuk do të keni nevojë që të vizitoni sërish faqen. Për ta hapur llogarinë, shkruani një emër përdoruesi dhe e-mail adresën që dëshironi ta mbroni. Ju do të pyeteni që të identifikoni fjalën në fotografi dhe të cekni një fjalëkalim.

Ju do të merrni një e-mail tek adresa e mbrojtur që ju kërkon që ta konfirmoni adresën. Të gjithë e-mailat e dërguar në e-mailet e disponueshëm në “Spamgourmet” do të dërgohen tek adresa juaj e mbrojtur. Kjo është arsyeja pse ju duhet të jepni një e-mail tuajin për “Spamgourmet” dhe ta konfirmoni atë.

Sapo ta konfirmoni e-mail adresën tuaj, ju mund të caktoni një numër të porosive që dëshironi që ky e-mail të arrijë e që më pas do të vetë-shkatërrohet pas një numri të caktuar të e-mailave që keni pranuar në atë adresë. Ju mund të përdorni këto adresa të disponueshme në çdo vend online, në telefon, në dyqan, etj.

E-maili vijues është formati i përdorur për e-mail adresën tuaj që është në dispozicion fjalaecaktuar.x.pë[email protected]

Termi “fjalaecaktuar” duhet të jetë një fjalë të cilën kurrë nuk e keni përdorur më parë, “x” duhet të jetë numri i e-mailave që dëshironi të pranoni në këtë adresë (deri në 20; vetvetiu përdor 3, nëse nuk përfshihet në e-mail adresë) dhe “përdoruesi” është emri i përdoruesit që e përdorët kur ju u regjistruat për një llogari “Spamgourmet”.

Për shembull, nëse emri juaj i përdoruesit është “nukduaspam” dhe Ndërmarrja XYZ dëshiron që e-mail adresa juaj të vendoset në faqen e tyre për të shkarkuar një skedar (ose në telefon ose në një dyqan), ju mund t’iu jepni atyre këtë e-mail adresë: [email protected]

në vend se ta shkruani e-mail adresën tuaj.

Herën e parë që Ndërmarrja XYZ iu dërgon një e-mail në atë adresë, ajo do të krijohet. Ju nuk duhet të bëni ndonjë gjë shtesë për ta krijuar atë në faqen “Spamgourmet”. Deri 5 e-maile të dërguar në atë adresë do të përcillen në e-mail adresën tuaj personale dhe pastaj në të ardhmen e-mailet do të “gëlltiten” dhe më nuk do të bezdiseni nga to.

Nëse dëshironi më tepër opsione, zgjidhni tabin “advanced mode”. Advanced mode është si no-brainer mode, por ju kërkon që të vizitoni faqen “Spamgourmet” për të rregulluar disa opsione shtesë për llogarinë tuaj dhe nuk ju kushton ndonjë gjë.

Ju mund të cekni dërguesit e besueshëm. Ju mund të bëni edhe lëshimin apo ndalimin e maskimit të adresës që i përgjigjet dhe të shihni/ndryshoni adresat tuaja që i keni në dispozicion. Për më tepër informacione për opsionet shtesë, shihni tabin advanced mode në faqen “Spamgourmet”.

“Spamgourmet” kurrë nuk do të dërgojë e-maile me ngarkesa. Nëse e merrni një e-mail me një ngarkesë nga “Spamgorumet”, MOS E HAPNI. Me siguri është virus ose sulm keqdashës. (PCWorld Albanian)

spam

Tags >

emailspam
Lajmet e fundit>