Analiza

Mbrojtësit portativë mbajnë të sigurt skedarët

Nov 12 2009
0 Shpërndarje
Mbrojtësit portativë mbajnë të sigurt skedarët

 

 

Është e papërgjegjshme për bizneset, universitetet dhe agjencitë qeveritare të humbin kaq shumë. Por gjithashtu është edhe e kuptueshme, pasi deri më tani, enkriptimi i të dhënave në harddisk ishte një proces i vështirë. Tani harddisqet mund të kujdesen për procesin e enkriptimit në vendin tuaj. Ata shmangin softuerët e sofistikuar dhe marrin ngarkesa të mëdha nga PC-të. Disqet e enkriptuara në harduer ofrojnë ngritje të performancës mbi enkriptimin, duke u mbështetur punën e softuerëve në Windows. Ndonëse softueri kërkon CPU-në për të bërë përllogaritjen e numrave, disqet e enkriptuara përdorin procesorë specialë. Maxtor BlackArmor vendos çipin në harddisk, në atë që quhet enkriptim i plotë i diskut.  Enkriptimet e plota të disqeve janë të popullarizuara te laptopët e korporatave. Me cilëndo mënyrë, humbja e performancës së diskut është aq e vogël sa është e pandjeshme në përdorim. Po ashtu, enkriptimi bëhet edhe më i lehtë me anë të këtyre pajisjeve. Sapo të përdorni ndonjë prej tyre, vendosni një PIN apo fjalëkalim dhe mund të kopjoni lehtësisht të dhëna në disk përmes windows Explorer apo duke ruajtur skedarët në disk.  

Disa nga pajisjet që provova, lejojnë të vendosni fjalëkalim, ndërsa të tjerat kërkojnë patjetër fjalëkalimin në aplikacionin e vogël që lëshohet kur lidhni diskun. Nëse planifikoni ta përdorni pajisjen në një apo më shumë sisteme operative, jashtë Windows, merrini në konsideratë modelet Locker dhe Lenovo, ku secili prej tyre ofron një tastierë të vetën. Ashtu si me të gjithë disqet e enkriptuar, të dhënat e shfaqura (apo në rastin e flashdisqeve, çipi i memories), janë të papërshtatshme për lexim.

Edhe nëse dikush tenton t’i largojë të dhënat apo t’i skanojë ato me vegla të ligjshme për kthimin e të dhënave, rezultatet e arritura do të jenë thjeshtë disa mbeturina. Shumica e disqeve të enkriptuara përdorin disa standarde me algoritme të mirënjohura. Standardi më i rëndomtë është AES (Advanced Encryption Standard), të cilin e përdorin disa degë të qeverisë federale dhe për përdorim ushtarak. FIPS 140 është një standard i përgjithshëm enkriptimi i qeverisë, që siguron që produktet të ndjekin protokollet e sigurisë. Level 1, që është më i ulëti nga katër nivelet, në thelb do të thotë pa gabime. Gjithçka që përdor AES128 apo 256 është një FIPS 1402 Level 1 i përshtatshëm.

Më të pazakonshëm janë driverët që përdorin DES (Digital Encryption Standard) më të vjetër, apo kushëriri i tij TripleDES, që të dy këto janë algoritme më të dobëta. Unë kam vlerësuar tetë modele, duke përfshirë këtu edhe Flashdisqe. Zgjedhja ime për blerjen më të mirë është Seagate Maxtor BlackArmor. Pavarësisht modelit që zgjidhni, në qoftë se lini pa dashje diku diskun që përmban gjithë arsenalin e sekreteve, mund të keni besim se kushdo që e gjen, nuk do të jetë në gjendje për ta hapur. Kjo, pasi nuk keni lënë të bashkangjitur në disk fjalëkalimin. Këto pajisje mund të eliminojnë shumë probleme sigurie, por nuk mund të parandalojnë sjelljet e pakujdesshme.

 

Seagate Maxtor Blackarmor

Seagate Maxtor Blackarmor që kushton 135 dollarë për 320GB është një mrekulli e natyrshmërisë. Është modeli i parë i jashtëm me enkriptim të plotë të diskut. Sipas Seagate, të gjitha të dhënat janë të enkriptuara në disk, ndaj nëse dikush tenton ta largojë diskun dhe ta marrë me vete çipin, nuk do të ketë qasje në këto të dhëna. Kur bashkëngjisni BlackArmorWindows PC, disku ngarkon leximin e vetëm pjesës (partition) me softuer. Startimi i diskut dhe vendosja e fjalëkalimit ju merr vetëm një minutë kohë, pas së cilit disku ngarkon një pjesë të enkriptuar ndërsa Windows e shfaqë si një drive. Pas kësaj, sa herë që e hapni diskun, opsionet autorun do të kërkojë të shkruani fjalëkalimin. BlackArmor ka po ashtu opsionin Secure Erase, si edhe veglën backup. Ky model është për ne blerja më e mirë për vlerën që ofron për gigabyte, ashtu si edhe për thjeshtësinë dhe enkriptimin e plotë të diskut.

 

Apricorn Aegis Bio

Apricorn Aegis Bio (300 dollarë për 500GB) jo vetëm që ka enkriptim për harduer, por është nga ata pak disqe me ndërtim biometrik për lexues të gjurmëve të gishtave. Lexuesi ju lejon të krijoni një fjalëkalim për qasje në disk, por në vend të kësaj mund të regjistroni gjurmën e gishtit dhe vetëm ta prekni lexuesin. Përdorimi i një disku të tillë është shumë më i përshtatshëm, sepse nuk do t’ju duhet më të mbani mend fjalëkalimet. Apricorn ka një siguri biometrike në shkallë të lartë. Softueri (i licencuar nga Upek) ju mundëson të skanoni shenjën e gishtit për të krijuar qasje në Windows. Të gjitha këto e bëjnë Aegis Bio një nga veglat më të përshtatshme për siguri harduerike. 

 

Lacie d2 Safe

Lacie d2 Safe kushton 350 dollarë për 1TB, ndërsa disku i jashtëm ka një lexues të shenjave të gishtave dhe mund të lidhet me kompjuterin përmes Fire-Wire 400, 800 dhe me USB 2.0. Softueri LaCie shpenzon më shumë kohë se të tjerët, por ka një përfitim shumë të mirë: mundëson ta vendosni diskun edhe në sistem operativ Mac apo Windows dhe të punoni me pjesë të enkriptuara.

 

Apricorn Aegis Vault

Merreni Apricorn Aegis Vault bio dhe largoni nga ai lexuesin e shenjave të gishtave. Do të keni Aegis Vault me një çmim 260 dollarë për 500GB. Të dy modelet janë pothuajse të njëjtë, por në këtë rast duhet të caktoni një fjalëkalim për ta hapur diskun. Aegis Vault është një kopje më e shtrenjtë e BlackArmor dhe tipareve të saj, vetëm se është i pajisur edhe me kabllo për USB.

 

Sandisk Cruzer Contour

Sandisk Cruzer Contour ka një çmim prej 100 dollarësh për 16GB, ndërsa nuk është ndonjë vegël sigurie të lartë. Sandisk cruzer contour është më shumë një flash-memory disk i shpejtë me mekanizëm të mrekullueshëm për ta (anuluar / tërhequr) lidhësin e USB-së. Pjesët e futura brenda kutisë rrëshqitëse ju mundësojnë të manipuloni me anë të gishtërinjve. Brenda gjendet një disk U3 me performancë e lartë, me të gjitha të mirat: aftësi për të punuar me programe nga disku i vet, një tipar që i rregullon automatikisht dokumentet në disk, si dhe U3 Launchpad, që është një kopje e menysë Start për aplikacionet e instaluara. Në menynë Launch pad është edhe kutia e kontrollimit për mbylljen me fjalëkalim të pjesëve të enkriptuara AES. Përderisa mbrojtja nuk është e aktivizuar vetvetiu, duhet të vendoset një fjalëkalim

 

Data Locker Pro AES

Nëse dëshironi që një disk ta përdorni në disa kompjuterë me sisteme operative të ndryshme, ju duhet të vendosni një fjalëkalim jashtë softuerit Windows. Pikërisht ky është vendi ku Data Locker Pro AES (340 dollarë për 320GB) dhe ekrani vet LCD touch-screen do t’ju duhen shumë. Data Locker ju jep një tastierë numerike për të shtypur fjalëkalimin 6 shifror, i cili e lejon diskun të punojë në shumë sisteme operative. Mund ta përdorni ekranin LCD për ta ndërruar fjalëkalimin, ndalur punën e diskut apo për ta nisur apo ndalur enkriptimin. Një bezdisje mund të jetë zhurma që lëshohet kur prekni ekranin, por edhe mund të ndalet. Data Locker ka një çmim relativisht të lartë, por ekrani është i shkëlqyer dhe disku shumë i vlefshëm për bartjen e të dhënave të ndjeshme.

 

Lenovo ThinkPad USB Secure Hard Drive

Në të njëjtën venë si Data Locker, disku i kriptuar i Lenovo (220 dollarë për 320GB) krijon avantazhin numerik të tastierës në kasën e diskut. Shtypja dhe mbajtja e kombinimeve numerike, mundëson të ndërroni fjalëkalimin apo të modifikoni opsionet, pa pasur nevojë të përdorni softuerin. Ky model nuk prodhon sinjale audio kur shtypni ndonjë buton, që është shumë më mirë se zhurma bezdisëse e Data Locker, por në anën tjetër nuk ofron as reagim vizual. Diskut i duhet shumë energji për të bërë punën e tij, ndaj kutia përfshin një kabllo të dytë, që duhet ta lidhni me portin e dytë për USB. 

 

Kingston DataTraveler Vault—Privacy Edition

Kingston DataTraveler Vault—Privacy Edition (173 dollarë për 4GB) është i mirë, por një opsion i shtrenjtë për ndokënd që ka nevojë për një disk të vogël, të enkriptuar, që është shumë i përshtatshëm për ta vënë rreth qafës. Si një tub i kaltër metalik me kapak në fund, është një nga modelet më të mëdha që kemi parë. Por ajo që ka brenda është më e rëndësishmja. Ky disk ka futur të dhëna të enkriptuara me çelës enkriptimi 256bit AES, çelës ky që është dy herë më shumë se sa ofrojnë produktet tjera. Kjo nënkupton se vjedhësve të të dhënave do t’ju duhet dy herë më shumë kohë për të tentuar thyerjen e enkriptimit.

 

ENKRIPTUES ALTERNATIVË

Mënyra tjera për të mbrojtur të dhënat

Pajisjeve që kemi referuar në këtë artikull, quhen harddisqe të enkriptuar, por emërtimi më i saktë do të ishte “pajisje portative me hapësirë të enkriptuar”, sepse përveç se te Maxtor BlackArmor, enkriptimi ndodh në pjesën e jashtme të pajisjes, jo në tabelën qendrore të diskut. Në shumicën e rasteve disqet brenda nuk janë ndryshe nga disqet në produktet të pa enkriptuara dhe si rezultat i kësaj mund të ndërrohen lehtësisht. Kasa e diskut ka harduer dhe firmware shtesë, si dhe procesor për t’u marrë me operacionet e enkriptimit.

Disa prodhues shesin vetëm kasën, në të cilën mund të instaloni vetë diskun. Kompanitë si Addonis Technologies (www.adonics.com), Enova Technology (www.enovatech.net) dhe RadTech (www.radtech.us) ofrojnë kasa për disqet 2.5 dhe 3.5 inç. Kasa ofron enkriptimin harduerik AES 128 ose 256 bit, me USB 2.0. Disa prej të cilave kanë FireWire 400 ose 800, apo lidhjen eSATA.

Hitachi është bashkuar së fundi me Seagate në prodhimin e harddisqeve që kanë teknologjinë e enkriptmit dhe enkriptimin e integruar brenda diskut, që ndihmon mbrojtjen e të dhënave. Pa çipin e enkriptimit me fjalëkalimin ose kodin, askush nuk mundet të nxjerrë asgjë nga disku. Për ta zbrazur diskun, thjesht fshini çelësin. Pasi të fshihet çelësi, të dhënat e enkriptuara bëhen të pakthyeshme dhe mund ta formatizoni diskun për përdorim të mëvonshëm.

 

Burimi: PC World March –  F.42 Reviews & Rankings

TOP 10 HARD DISQET E ENKRIPTUAR PC WORLD

 

 

MODELI

Vlerësimi PCW

Tiparet dhe specifikimet

Tipare të veçanta

1

93

SUPERIOR

• 320GB; AES-128 enkriptim

• 2.5-inç USB 2.0

• Çmimi për gigabyte: $0.42

• Softueri për instalim

• Mbyllet kur të ç’kyqet

• Opsioni” Secure Erase” i integruar

• Kërkon Windows

PËRFUNDIM: BlackArmor është në krye të tabelës, për shkak të eksperiencës që ofron, shumë opsione dhe çmim të arsyeshëm.

2

“““

• 500GB; AES-128 enkriptim

• 2.5-inç USB 2.0

• Çmimi për gigabyte: $0.42

• Lexues i shenjave të gishtërinjve për menaxhim fjalëkalimesh

• Shitet i pa formatuar

• Kërkon Windows

PËRFUNDM: Aegis Bio ka skaner të shenjave të gishtërinjve dhe softuer që siguron diskun dhe të dhënat tuaja në PC.

3

“““

• 1TB; AES-128 enkriptim

• disk 3.5-inç me energji nga jashtë

• USB 2.0, FireWire 400 dhe 800

• Çmimi për gigabyte: $0.35

• Kasë solide prej alumini

• Lexues të shenjave të gishtërinjëve

• Punon me shumë sisteme operative

PËRFUNDIM: d2 Safe solid dhe jo shumë i shtrenjtë është një nga disa disqet e përshtatshme për Mac dhe PC.

4

“““

• 500GB; AES-128 enkriptim

• 2.5-inç USB 2.0

• Çmimi për gigabyte: $0.52

• Nuk mund të montohet pa instaluar listën e softuerit

• Mekanizëm i thjeshtë fjalëkalimesh

• Kërkon Windows

PËRFUNDIM: Apicorn është pak më i shtrenjtë se BlackArmor dhe ka kabllin USB e integruar në kasë.

5

“““`

• 16GB; flash memorie

• Disk i kyçur me meny U3

• USB 2.0, U3

• Çmimi për gigabyte: $6.25

• Softueri U3 i instaluar

• Kasë çeliku me dizajn të mirë

• Opsioni më i lire i flash diskut

• Kërkon Windows

PËRFUNDIM: Ky disk U3 mund të rrëzohet kudo dhe të ruajë të dhënat, por nuk ofron ndonjë enkriptim të klasit të lartë.

6

“““`

• 320GB; AES-128 enkriptim

• 2.5-inç USB 2.0

• Çmimi për gigabyte: $1.06

• Ekran LCD i ndjeshëm në prekje për vendosjen e fjalëkalimeve

• Punon me shumë sisteme operative

PËRFUNDIM: Komandat në ekranin e ndjeshëm në prekje në këtë disk duken shumë moderne dhe i bëjnë detyrat më të lehta.

7

“““`

• 320GB; AES-128 enkriptim

• 2.5-inç USB 2.0

• Çmimi për gigabyte: $0.69

• fjalëkalim me 6-deri-16 karaktere

• USB kabëll i vendosur brenda kasës

• Një kabëll i dytë USB përdoret për furnizim me energji

• Punon me shumë sisteme operative

PËRFUNDIM: Pajisje e lezetshme nga Lenovo që do të tërheqë biznesmenët dhe përdoruesit e thjeshtë.

8

“““`

• 4GB; flash memorie

• AES-256 enkriptim

• USB 2.0

• Çmimi për gigabyte: $0.42

• Softueri për instalim

• Mbyllet kur të ç’kyqet

• Krijon një disk të dytë të enkriptuar

• Kërkon Windows

PËRFUNDIM: Modeli i Kingston ofron mbrojtje të të dhënave në një disk portativ, për një çmim mesatar.

 

VËREJTJE: Çmimet dhe kategorizimet janë të datës 30/12/08.

 

 

 

 

Lajmet e fundit>