Siguri

Mbrojtja e sistemit operativ – Punë e lehtë – jo tamam

Jan 3 2009
0 Shpërndarje
Mbrojtja e sistemit operativ – Punë e lehtë – jo tamam

Gjëja kryesore është të kesh sistemin operativ origjinal, pra të licencuar. Gjatë instalimit të Windows, në një pikë të instalimit bëhet një kërkesë për fjalëkalimin e administratorit. Këtë fushë, kurrsesi mos guxoni ta tejkaloni ose së paku në fund të instalimit duhet të vendosni një fj alëkalim. Te fjalëkalimi duhet të keni kujdes që ta zgjidhni sa më të komplikuar, sepse disa viruse posedojnë në vete listën e fjalëkalimeve që shumë përdoren, si psh: 123, 123456 e të ngjashme. Nëse jeni pronar i versioneve të mëhershme të Windows e që është vetëm me Service Pack 1, menjëherë duhet të instaloni Service Pack më të ri e aktual; tani Service Pack 3 – (SP3) për Windows XP. Këtë instalim preferohet ta bëni nga CD-ja apo Flash drive, që është skanuar për viruse. Versionet e Windows që nuk kanë Service Pack të ri, janë të infektueshme dhe mjaft on të vendosim adresat IP ose të marrim adresat IP nga PPOE ose DHCP, dhe nëse ndonjë PC në afërsi ka virus (në rrjetin e njëjtë) automatikisht do të infektoheni pa pasur nevojë të hapim ndonjë uebfaqe apo diçka të ngjashme. Për këtë arsye nuk ju propozoj të lidhni kabllon e internetit pa i plotësuar të gjitha procedurat e nevojshme.

Menjëherë pas instalimit të Windows, duhet të bëni aktivizimin e Firewall. Në vazhdim duhet të instaloni ndonjë softuer Antivirus/Antispyware. Shumica e antiviruseve tani kanë në vete edhe një Firewall të integruar. Për këtë, në vend të Firewall të Windows do të përdoni një nga palë të treta. Natyrisht edhe antivirusi duhen të jetë sa më të ri. Ne preferojmë Kaspersky Internet Security 2009. Por edhe vet Microsoft ofron një produkt të ngjashëm: Windows Live OneCare. Nëse keni azhurnimin më të ri të antivirusit, instalojeni menjëherë. Vlen të ceket një gjë shumë interesante për Spyware. Lufta kundër tyre është shumë delikate. Spyware zakonisht krijohen prej kompanive të mëdha që merren me reklamimin në internet dhe zakonisht janë të ligjshme dhe të regjistruara. Kështu që këto kompani mbrohen nga vetë shteti. Po ashtu, zakonisht këto kompani kanë kontrata me prodhuesit e Antispyware që mos të zbulohen nga softueri i tyre. Pra shumë është me rëndësi se cilin Antispyware e përdorni. Pasi t’i keni bërë të gjitha këto që cekëm, lidhuni në internet, bëni update të sistemit operativ, duke përfshirë versionet e reja të mediaplayer, Internet Explorer, MSN Messenger, etj.) Po ashtu, duhet të bëhet update e antivirusit me definicionet e viruseve më të rinj dhe me motorin më të ri të antivirusit.

Në vend të Internet Explorer preferojmë të përdorim Firefox, Opera apo të ngjashme. Nëse keni të instaluar Office, patjetër duhet të instaloni update edhe për këtë pako. Në fund, pas të gjithave, duhet të jeni të sigurt që të keni versionet më të reja të programeve që keni instaluar, si Winzip, Winrar, Winamp, Divx, Realplayer, Adobe fl ash player, Adobe acrobat reader, Skype e të gjitha tjerat. Po ashtu duhet të keni edhe versionet më të reja të drajverëve të PC-së suaj, për VGA, chipset, audio, lan card, etj. E gjithë kjo, natyrisht do kohë; së paku 2-3 orë. Për t’i ikur riinstalimit të gjithçkaje në raste kur “prishet” sistemi operativ, është mirë të përdorni Windows System Restore, ose softuerë të tjerë si Norton Ghost apo të ngjashëm, të cilët bëjnë regjistrimin e gjendjes momentale dhe që mund ta kthejmë kompjuterin në këtë gjendje kur të dëshironi, brenda disa minutash. Edhe pse po duket se “punuam boll”, këtu nuk është fundi, edhe pse i kemi bërë të gjithat. Gjithmonë duhet të kemi kujdes se çfarë uebfaqesh po vizitojmë, çfarë soft ueri po instalojmë, çfarë “Chipi” po fusim në kompjuter, e të ngjashme. Për në fund, një përmbledhje e shkurtër. Softuerë origjinalë, azhurnime të shpeshta, kujdes në shfrytëzim dhe mos harrojmë gjënë më të rëndësishme, backup.

Lajmet e fundit>