Biznes

Mbroni të dhënat me një Hard Drive të sigurt

Jun 1 2009
0 Shpërndarje
Mbroni të dhënat me një Hard Drive të sigurt

Sot nuk ka më të dhënë të parëndësishme. Çfarëdo qoftë: një listë klientësh, të dhënë mbi shitjet apo specifikimet mbi një produkt të ri, mund të rrezikoni që informacioni të bjerë në duar të gabuara. Për këtë arsye ju duhet një hardware-encrypted strage.

Harddrajvët e sigurt izolojnë informacionin thellë në harduer, duke mos lënë askënd të shohë asgjë, deri në momentin kur fusin një fjalëkalim të sigurt. Kjo nuk u lejon hakerave të përdorin softuerë për të anashkaluar mbrojtjen e të dhënave. Ajo që nuk mund të shihet nuk mund të dhunohet.
 
Edhe pse drajvët e sigurt kanë lloj-lloj formash dhe madhësish, ato të përdorura në laptopë janë më të rëndësishmet për biznesin. Drajvët e brendshme për laptopë, si Seagate Momentus 5400 FDE.3 (seagate.com) nuk e lejon laptopin të bëjë Boot pas i dhënë një fjalëkalim të vlefshëm. Kjo e bën të pamundur eksesin te të dhënat nëse laptopi vidhet.
Modelet e jashtme si Maxtor BlackArmor Portable Hard Drive (maxtor.com) të lejojnë të fuqizosh arsenalin mobile pa pasur nevojë për të përmirësuar laptopin.
 
Nëse do të fusni gjithë të dhënat e rëndësishme një Maxtor BlackArmor, jeni të sigurt që nuk do të mund të shihen nga askush edhe nëse përfundon në duart e ndonjë keqbërësi.
 
Kur Maxtor BlackArmor lidhet me kompjuterin për herë të parë kërkon krijimin e një fjalëkalimi të sigurt. Nga ky moment drajvi është i mbrojtur. Hiqeni nga porti USB dhe do të përdorë energjinë e fundit që i ngelet për t’u kyçur menjëherë.
 
Megjithëse thyerja e çdo skeme sigurie është teorikisht e mundur, inkriptimi në harduer është forma më e mirë për të bllokuar edhe hakerat më të vendosur e këmbëngulës. Nga ana tjetër, as edhe një sistem për të shpëtuar të dhënat nuk do të mund të hapë drajvin, ndaj sigurohuni që të mos harroni kurrë fjalëkalimin.
 
Këto drajve janë të mira edhe për bizneset e mëdha. Shoqëritë me të dhëna të shumta mobile mund të rihedhin një drajv BlackArmor shpejt, nga një punonjës te tjetri, duke fshirë çelsin aktual nga drajvi për t’i dhënë një çelës të ri po aq të sigurt.

Lajmet e fundit>