Lajmet

Mbushen 10 vjet që nga hapja e degës Informatikë Ekonomike

May 17 2014
0 Shpërndarje
Mbushen 10 vjet që nga hapja e degës Informatikë Ekonomike

1795529_451050875023333_892027231_nDepartamenti i Statistikës dhe Informatikës së Zbatuar në Fakultetin e Ekonomisë, Universiteti i Tiranës, po përgatit një aktivitet me rastin e 10 vjetorit të hapjes së degës së Informatikës Ekonomike, e konsideruar si një degë risi për sistemin universitar në vendin tonë. Ky aktivitet do te zhvillohet te hënën, më 19 maj, prej orës 17.30 e në vazhdim. Pjesë e asaj dite do të jenë njerëz me kontribut të rëndësishëm në ndërtimin dhe zhvillimin e kësaj dege, pedagogë, ish pedagogë, studentë dhe ish studentë etj.

Informatika Ekonomike është një degë e hapur dhjetë vite më parë, në Fakultetin e Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Të diplomuarit në këtë program studimi fitojnë njohuri në ekonomiks, finance, kontabilitet, programim, rrjete kompjuterike dhe në modelimin e proceseve të biznesit dhe të të dhënave të ndryshme. Ata janë të aftë të punojë me softuerë standarde të zyrave, të kuptojnë procese te biznesit dhe të përgatisin analizat për implementimin e IT. Ata mund të punojnë si programues, analistë, konsulentë të sistemeve IT, të aplikimeve të ueb, dhe mund të implementojnë edhe rrjete të internetit. Gjithashtu, të diplomuarit në këtë program studimi mund të punojnë në sektorë të ndryshëm të kompanive prodhuese, organizata tregtare dhe financiare, kompanitë e sigurimeve, institucionet fitimprurëse dhe jo– fitimprurëse. Ata janë të aftë të përgatisin informacion të detajuar në fusha të ndryshme ekonomike apo të teknologjisë, duke përdorur metoda statistikore dhe kompjuterike. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>