Lajmet

Mbushen 20 vjet që nga dërgimi i SMS-së së parë

Dec 4 2012
0 Shpërndarje
Mbushen 20 vjet që nga dërgimi i SMS-së së parë

Më 3 dhjetor 1992, një inxhinier kanadez 22 vjeçar shkroi një mesazh shumë të thjeshtë “Merry Christmas”(Gëzuar Krishtlindjet).

Ai u dërgua përmes rrjetit Vodafone në telefonin e një personi me emrin Richard Jarvis dhe që prej asaj kohe, ne vazhdojmë të dërgojmë mesazhe pa pushim tek të afërmit, miqtë apo kolegët tanë.

Dërgimi i mesazheve është një nga elementët më të rëndësishëm të komunikimit sot, dhe shpeshherë edhe më i përdoruri nga përdorues të ndryshëm.

Në fillim, mesazhet ishin thjesht një mënyrë për të dërguar njoftime në rrjet, si për shembull për t’ju treguar se kishit një mesazh zanor.

Në vitin 1993, Nokia ishte kompania e parë që i beri pajisjet GSM të afta për të dërguar dhe marrë mesazhe, edhe pse kësaj karakteristike iu deshën disa vite për t’u adaptuar.

Në vitin 1995, njerëzit dërgonin mesatarisht 0.4 mesazhe në muaj.

Por sot statistikat janë shumë ndryshe.Në vitin 2010, njerëzit në botë dërguar mbi 6.1 trilionë mesazhe, ose rreth 193 000 në sekondë. (PCWorld Albanian)

Tags >

celular
Lajmet e fundit>