Lajmet

Mbushen 8 vjet nga lëshimi i shfletuesit Firefox

Nov 10 2012
0 Shpërndarje
Mbushen 8 vjet nga lëshimi i shfletuesit Firefox

Më 9 nëntor 2004, tetë vite më parë, fondacioni Mozilla lëshoi versionin e parë të Firefox-it.

Ky përvjetor mund të jetë ngatërrues për disa, sepse shfletuesi që do të bëhej Firefox, i quajtur Phoenix, ishte lëshuar në fakt në fazën testuese në vitin 2002.

Kur versioni i parë i plotë i shfletuesit ishte lëshuar në vitin 2004, ai ishte riemëruar si Firefox.

Shfletuesi me burim të hapur i Mozilla-s ishte parë si një “frymëmarrje e ajrit të pastër” në kohën kur Internet Explorer 6 i ndërmarrjes Microsoft kryesonte tregun, duke bezdisur shumë përdorues me problemet e veta të shumta për sigurinë.

Për momentin, Firefox është shfletuesi i tretë më i popullarizuar në botë

Gjatë viteve, Firefox mori një pjesë të madhe të tregut nga Internet Explorer, por në vitet e fundit ka pasur një konkurrencë mjaft serioze nga Chrome i Google dhe shfletues të tjerë.

Për momentin, Firefox është shfletuesi i tretë më i popullarizuar në botë, që ndodhet pas IE-së dhe Chrome.

Për të ardhmen, Mozilla planifikon disa veçori të rëndësishme, duke përfshirë një version të gatshëm të Firefox-it për Windows 8, gjithashtu edhe Social API, që do të mundësojë integrimin e rrjetit Facebook dhe rrjeteve të tjera shoqërore me shfletuesin. (PC World Albanian)

Tags >

Firefox
Lajmet e fundit>