Analiza

Mbushës universal të telefonave! Pse të ndalemi me kaq?

Apr 9 2010
0 Shpërndarje
Mbushës universal të telefonave! Pse të ndalemi me kaq?

E mira është që edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës do ta adaptojnë këtë standard gjithashtu. Qëllimi është të reduktohet numri i mbushësve të panevojshëm që kemi mbledhur dhe pastaj i kemi vendosur në kuti me gjërat e papërdorshme nëpër bodrume.

Për mendimin tim, ky është një ndryshim i cili duhet të kishte ndodhur para disa vitesh. Derisa Komisioni Evropian dhe prodhuesit e telefonave meritojnë lëvdata, unë pyes industrinë e teknologjisë: Pse të ndalemi vetëm me mbushësit e celularëve?

Mbushësit e pajisjeve: Sa mbushës nga pajisjet e vjetra elektronike keni nëpër shtëpi? Edhe nëse i ripërdorni ose i hidhni, këta mbushës jetim fluturojnë diku, shpesh në tokë ose në ndonjë fabrikë riciklimi. Do të ishte mirë të shihni që edhe prodhuesit e laptopëve po ndjekin shembullin e prodhuesve të telefonave.

Kartat e memories: MicroSD, SDHC, Memory Stick….uhhh! Tregu i të dhënave portative prej kohësh ka qenë një makth – i ndarë nëpër disa pjesë enigmatike. Si thoni për një kartë memorieje e cila përshtatet kudo? Edhe këtu ka përparim. Sony Ericsson së fundi i ka thënë adios modelit Memory Stick Micro dhe ka kaluar në MicroSD, që është gjëja më e afërt me standardin e industrisë. Pastaj, karta e memories me format më të shpejtë, si SDXC, do të vijë vitin e ardhshëm, kështu që kush e di se ç’do të ndodhë pastaj.

Telekomandat: A ka ndonjë pajisje teknologjike më pak të përshtatshme se telekomanda e televizorit? Secila ka dizajnin e vet dhe kërkon mjaft shkathtësi që të mësoni të gjitha opsionet (pastaj, as inxhinierët nuk i kuptojnë aq mirë). Telekomandat universale? Ato janë edhe më të këqija. Prodhuesit e TV-ve duhet ta dinë se pajisjet e vogla nuk janë të dizajnuara për 250 butona të vegjël.

Sugjerimi im: Lejoni që Apple të dizajnojë një telekomandë për TV dhe bëjeni atë standard. iPhone është dëshmi se një ndërfaqe e përshtatshme për përdoruesin është e mundshme edhe në pajisje të vogla me shumë funksione.
Teknologjitë pa tela: Sigurisht, lexuesit e PC World e dinë dallimin mes Bluetooth, Wi-Fi, WiMax, 3G dhe 4G, por konsumatorët e thjeshtë nuk e dinë. Bluetooth dhe Wi-Fi mund të duken shumë të ngjashme si dhe pafundësia e transmetimit pa tela të të dhënave është po aq enigmatike. (WiMax? Harrojeni. 3G? Prisni deri vitin tjetër.)

Propozimi im: Kur të paraqiten rrjetet 5G ose 6G, t’i bashkojmë të gjitha brenda njërës, me specifikime të lehta për t’u kuptuar. Unë gjithashtu edhe emrin ia kam caktuar: Universal Wireless. Ja, a nuk ishte lehtë?
Xhojstikët e lojërave: OK, kjo nuk do të ndodhë kurrë, por pse xhojstikët e lojërave nuk do të jenë të ngjashëm? Në botën perfekte, xhojstikat për Xbox, PS3 dhe Wii do të punonin ngjashëm me njëri-tjetrin. Gjithashtu do të krijohej një paqe mes tyre.

E çuditshme por e vërtetë: Windows 7 i instaluar në Pentium II
Jo, “Pentium II” nuk është tip i ri kompjuteri. Anëtari i forumit TheWindowsClub.com (“hackerman1”) ka instaluar Windows 7 në desktopin e tij shumë të vjetër 266MHz PII. Ja edhe specifikat e tjera të tij: memorie prej 96MB dhe kartë grafike prej 4MB. Edhe pse ai nuk ka treguar se sa kohë i është dashur, përdoruesit e tjerë të forumit thonë se instalimi në një PC Pentium III merr rreth 17 orë pa ndërprerë. Koha e startimit? 17 minuta. Vizitoni find.pcworld.com/63402 për më shumë informata.

Lajmet e fundit>