Harduer

Mbushësit e telefonave do të standardizohen në vitin 2011

Jan 7 2011
0 Shpërndarje
Mbushësit e telefonave do të standardizohen në vitin 2011

Pas shumë vitesh të përdorimit të mbushësve të ndryshëm dhe lidhjeve të llojllojshme në mes të telefonave dhe pajisjeve te tjera, disa lajme të mira janë në treg. Së shpejti, të gjithë telefonat celularë do të mund të përdorin të njëjtin lloj të mbushësit. Në qershor 2009, 14 nga prodhuesit më të shquar të celularëve u pajtuan që të përdorin një standard të vetëm. Edhe pse është bërë marrëveshja, ende ka shumë punë për t’u bërë përpara se përdoruesit të shijojnë të mirat e plota të kësaj marrëveshje. Së fundi, Komisioni Evropian dërgoi hollësi për standardin që është duke u përgatitur për ndërrim.

Veçoritë teknike për lidhjet janë të mbështetura në lidhësin microUSB që shumë prodhues të celularëve tashmë e përdorin atë. Ju do të mund të gjeni shumë lloje të telefonave në mesin e ndërmarrjeve prodhuese që janë pajtuar që të përdorin standardin, në mesin e të cilëve mund të përmendet Samsung, Apple, Nokia dhe Research in Motion.

Edhe pse shumë nga këta prodhues tashmë kanë filluar të përdorin microUSB për t’u përgatitur për ndërrim, ju do të mund të vëreni një prodhues në listë që ka ngecur me lidhjen e vet – Apple. Lidhësi për Apple iPod është zakonisht i pranishëm në një numër të aksesorëve. Komisioni pret pajisjet e para që kanë mbushësit me hollësi të sakta të standardit të ri që të paraqiten gjatë këtij viti.

“Tani është koha për industrinë që të shfaqë angazhimin për të shitur telefona celularë për mbushësit e rinj. Mbushësi i zakonshëm do ta bëjë jetën më të lehtë për përdoruesit, duke zvogëluar humbjet dhe duke rritur fitimet biznesore. Është një gjendje e favorshme,” tha zëvendës-kryetari i Komisionit Evropian, Antonio Tajani, që është komisioner për Industri dhe Ndërmarrje./pcworldalbanian

Lajmet e fundit>