Harduer

Mbushni celularin përmes biçikletës

Jun 3 2010
0 Shpërndarje
Mbushni celularin përmes biçikletës

Mbushësi do të fillojë mbushjen e celularit kur ju të arrini një shpejtësi prej 6 km/h dhe pakoja do të jetë e pajisur me një Nokia Bicycle Charger DC-14, mbajtës të celularit Nokia për Bicycle CR-124 dhe me një dinamo.

Përdoruesit do të përfitojnë mbushje pa pagesë dhe mbushje efikase përmes shfrytëzimit të biçikletës. “Në momentin që arrini një shpejtësi një shpejtësi prej 6 km/h mbushësi fillon punën e tij, por e ndalon atë kur arrin në 50 km/h, për të qenë në një nivel të ngjashëm me një mbushës normal nëse biçikleta juaj lëviz me një shpejtësi prej rreth 12 km/h” thuhej në një deklaratë të lëshuar nga Nokia.

Mbushësi i montuar në biçikletë do të paraqitet në shitje para fundit të këtij viti, por nuk ka detaje për sa i përket çmimit.

Në anën tjetër është bërë e ditur se kjo pajisje mbushëse është e dedikuar për tregjet që janë në zhvillim e sipër dhe që kanë probleme me elektricitet, e mund të thuhet se prania e një pajisjeje të tillë mbushëse në Kosovë do t’i ishte më shumë se e nevojshme, për shfrytëzimin tonë të përditshëm të celularëve.

Lajmet e fundit>