Lajmet

Mbyllen aktivitetet e “Javës së Inovacionit”

May 17 2014
0 Shpërndarje
Mbyllen aktivitetet e “Javës së Inovacionit”

10376854_694458933946701_6970881656564287297_n

Pas organizmit të një sërë aktivitetesh nga institucione të ndryshme shtetërore, por edhe organizata jo qeveritare është mbyllur “Java e Inovacionit” me një aktivitet të organizuar në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar. Në këtë event morën pjesë Kryeministri i Republikës së Shqipërisë Edi Rama, Ministria për Inovacionin dhe Administratën Publike Milena Harito, si dhe ambasadorë të vendeve të huaja në Shqipëri e përfaqësues të institucioneve e bizneseve të ndryshme në vend. Ky event përmbyllës ishte aktiviteti i fundit, midis një numri të madh aktivitetesh të ideuara dhe organizuara nga Ministrja për Inovacionin dhe Administratën Publike, në bashkëpunim me ministri të tjera, organizata, etj.

Kryefjala e të gjitha aktiviteteve të javës që shkoi ishte “Inovacioni” dhe shtrirja e tij në të gjitha fushat e jetës, për ta bërë atë më të thjeshtë, që ishte dhe slogani i kësaj jave. Kjo jave solli në fokus inovacionin si një nga prioritetet e qeverisë, si një mjet për të modernizuar administratën, për të përmirësuar shërbimet publike dhe për të sjellë progres për të gjithë shoqërinë.

“Mund t’ju them që tani se Java e Inovacionit do të zhvillohet vitin tjetër në të njëjtën periudhe, për të bërë bilancin krahasues midis projekteve e dëshirave tona dhe atyre që do të kemi arritur ti bëjmë realitet”, tha ministrja Harito gjatë fjalës së saj në aktivitetin përmbyllës. (PCWorld Albanian)

 

Lajmet e fundit>