Biznes

Mbyllen me sukses Lojrat Olimpike Speciale 2010 organizuar nga Vodafone Albania

Jun 3 2010
0 Shpërndarje
Mbyllen me sukses Lojrat Olimpike Speciale 2010 organizuar nga Vodafone Albania

E gjithë ceremonia e dhënies së medajeve u zhvillua në një atmosferë  shumë miqësore dhe dha mesazhin e qartë që të gjithë pjesmarrësit e këtij aktiviteti ishin fitues. Ky aktivitet pati qëllim rritjen e ndjeshmërisë së shoqërisë shqiptare ndaj personave me aftësi speciale dhe një nga sukseset e padiskutueshme tij ishin vullnetarët e shumtë që u ofruan, ndihmuan dhe çuan këtë eksperience në sukses të plotë. 100 vullnetarë nga Qendra Don Bosco, Korpusi i Paqes, Këshilli Britanik dhe 30 punonjës të Vodafone Albania me shumë pasion dhe përkushtim treguan kujdesin e duhur ndaj olimpistëve gjatë të tre ditëve të aktivitetit. 
Qëllimi Lojrave Olimpike Speciale është që të thyhen pengesat ndërmjet individëve me dhe pa aftësi speciale përmes integrimit të tyre në aktivitete të përbashkëta sportive.  Gjatë tre viteve të fundit Fondacioni Vodafone Albania ka punuar me kujdes të veçantë për personat me aftësi speciale, duke bashkëpunuar ngushtësisht me organizata dhe institucione të tjera si dhe me një rrjet të gjerë vullnetarësh, bashkëpunëtorësh dhe aktivistësh të shoqërisë civile duke e kthyer këtë aktivitet në një traditë për shoqërinë shqiptare.
 

Lajmet e fundit>