Lajmet

Mbyllen sajtet e uebit të zi AlphaBay dhe Hansa

Jul 20 2017
0 Shpërndarje
Operacioni përfundoi me arrestimin e themeluesit të dyshuar Alexandre Cazes, një 25 vjeçar me shtetësi Kanadeze dhe që jetonte në Tajlandë. Mbyllen sajtet e uebit të zi AlphaBay dhe Hansa Photo Source: Departamenti Amerikan i Drejtësisë

AlphaBay dhe Hansa, dy prej tregjeve më të mëdha në uebin e zi të shitjes së drogërave dhe armëve, janë mbyllur tha Departamenti Amerikan i Drejtësisë ditën e Enjte.

Policia Amerikane dhe ajo Evropiane, përfshirë FBI-në, DEA-n dhe Policinë Hollandeze, bashkëpunuan ngushtë për mbyllur dy faqet.

Sipas policisë Evropiane Europol, AlphaBay kishte 250,000 produkte në shitje për 200,000 anëtarë nga 40,000 shitës. Sajtet funksiononin mbi rrjetin Tor, i cili ndihmon përdoruesit të qasen në internet në mënyrë anonime.

AlphaBay doli offline në ditët e para të Korrikut duke shtuar zërat se pas kësaj ngjarjeje mund të ishte një agjenci ligj zbatuese.

Ky sajt konsiderohet si më i madhi në botë pjesë e tregut të zi me qindra mijëra dollar transaksione çdo ditë. Popullariteti i atribohet edhe hendekut të lënë nga mbyllja e Silk Road në 2013-ën nga FBI-ja.

Përmes sajtit anëtarët mund të blinin dhe shisnin heroinë dhe një sërë drogërash të tjera. Serverat e AlphaBay u konfiskuan me ndihmën e autoriteteve në Tajlandë, Lituani, Kanada, Britani dhe Francë.

Operacioni përfundoi me arrestimin e themeluesit të dyshuar Alexandre Cazes, një 25 vjeçar me shtetësi Kanadeze dhe që jetonte në Tajlandë.

Një kontribut të lartë në mbylljen e dy sajeve duket të ketë dhënë bastisja e serverave të Hansa nga Policia Hollandeze pa dijeninë e drejtuesve të faqes. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>