Lajmet

Mbyllet aplikacioni Evernote në BlackBerry dhe Windows Phone

Jun 27 2017
0 Shpërndarje
Por shqetësues është njoftimi i Evernote vetëm 3 ditë përpara. Më 29 Qershor Evernote për BlackBerry dhe Windows Phone do të hiqet nga dyqanet respektive BlackBerry App World dhe Windows Store. Mbyllet aplikacioni Evernote në BlackBerry dhe Windows Phone

Evernote tha ditën e sotme se aplikacioni për telefonët BlackBerry dhe Windows Phone nuk do të funksionojë pas datës 29 Qershor. Kompania tha ditën e sotme se kishte lajmëruar me e-mail të gjithë përdoruesit e saj.

Lajmi nuk është surprizë sepse shumë aplikacione dhe shërbime në vitet e fundit kanë vendosur të largohen nga BlackBerry dhe Windows Phone për të kaluar në dipolin Android-iOS.

Por shqetësues është njoftimi i Evernote vetëm 3 ditë përpara. Më 29 Qershor Evernote për BlackBerry dhe Windows Phone do të hiqet nga dyqanet respektive BlackBerry App World dhe Windows Store.

Lajmi i mirë është se nuk do ti humbisni shënimet e tuaja sepse ato do të vijojnë të jenë të disponueshme në Windows, Mac, Android, iOS dhe Ueb. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>