Lajmet

Mbyllet Google Reader pas 1 korrikut, ja pesë alternativat

Mar 14 2013
0 Shpërndarje
Mbyllet Google Reader pas 1 korrikut, ja pesë alternativat

Google ReaderGoogle ka lajmëruar se do të mbyllë shërbimin e vet për leximin e RSS-ve, Google Reader duke bërë që miliona përdorues të fillojnë të kërkojnë një alternativë për ndjekjen e faqeve të tyre të preferuara në internet.

Ndoshta Google Reader nuk është një nga produktet më interesante të kompanisë, por për shumë përdorues ka qenë mëse i mjaftueshëm. Fakti që së shpejti do të dalë nga qarkullimi, e bën edhe më të rëndësishëm.

Duke pasur parasysh këtë fakt, nëse e përdorni Google Reader, do t’ju duhet që të gjeni një zgjidhje tjetër për t’u abonuar në faqet tuaja të preferuara. Mënyra më e mirë është të gjeni një alternativë që të jetë e optimizuar si për desktop ashtu edhe për mobile. Pra, me pak fjalë, nëse keni një smartfon, duhet të gjeni një shërbim, i cili përveç versionit mobile të faqes, të ketë edhe një aplikacion për sistemin operativ të telefonit tuaj.

Gjithashtu, para se të bëni kalimin, sugjerohet që të shkarkoni të dhënat tuaja nga Google Reader për t’i importuar ato në lexuesin tjetër, duke evituar regjistrimet manuale të faqeve.

Disa nga alternativat më të mira përkundrejt Google Reader janë:Feedly

Feedly (pa pagesë) – mund të sinkronizohet me Google Reader, keni opsionin “Save for Later” si dhe mundësi për t’i shpërndarë artikujt në Twitter, Facebook, dhe Google+. I disponueshëm edhe si plugin për Chrome dhe Firefox.

iOS | Android | WebTaptu

Taptu (pa pagesë) – ka ndërfaqe të ngjashme me Pulse dhe mund të shtoni marrjen e lajmeve nga Facebook apo Twitter.

Artikujt mund t’i personalizoni si të dëshironi.

iOS | Android | Web

Pulse (pa pagesë) – njihet veçanërisht për dizajnin e faqes, i cili është intuitiv dhe i lehtë për t’u përdorur. Pulse

Faqja kryesore është plotësisht e personalizueshme duke ju dhënë mundësi t’i organizoni artikujt ashtu siç ju dëshironi. Po ashtu mund të bëni lidhjen me Facebook.

iOS | Android | Web

Flipboard (pa pagesë) – një nga lexuesit më popullorë të lajmeve dhe rrjeteve sociale. Fatkeqsisht nuk ka një versoin desktopi ose të aksesueshëm përmes shfletuesit. Flipboard

Por, nëse keni një pajisje iOS apo Android, është një nga alternativat më të mira.

Mjafton të krijoni një llogari në Flipboard dhe të krijoni listën e faqeve tuaja të preferuara, përfshi edhe Facebook, Google+, dhe Twitter

iOS | Android

Google Currents (pa pagesë) – ndoshta mund të mos e keni dëgjuar dhe nuk jeni të vetmit. Google Currents u prezantua zyrtarisht në dhjetor 2011 për Android dhe iOS me qëllimin e të qenurit një revistë hibride dhe njëkohësisht lexues RSS. Google Currents

Edhe pse jo shumë i përhapur, pritet që me mbylljn e Google Reader, kjo platformë të tërheqë më tepër vëmendjen e përdoruesve.

Ka të njëjtin koncept si Flipboard, ku ju mund të shtoni faqet tuaja të preferuara.

Gjithashtu ofrohet edhe një opsion “Breaking news” ku mund të ndiqni lajmet më interesante nga e gjithë bota në kohë reale. (PCWorld Albanian)

iOS | Android

Tags >

GoogleRSS
Lajmet e fundit>