Lajmet

Mbyllet Musical.ly, absorbohet nga TikTok

Aug 3 2018
0 Shpërndarje
Aplikacioni u ble nga kompania Kineze ByteDance në Nëntor të 2017-ës dhe sot u absorbua në aplikacionin TikTok të kompanisë në fjalë. Mbyllet Musical.ly, absorbohet nga TikTok

Përdoruesit e aplikacionit Musical.ly u surprizuan ditën e sotme kur zbuluan se aplikacioni tashmë ka një logo dhe emër të ri: TikTok.

Aplikacioni u ble nga kompania Kineze ByteDance në Nëntor të 2017-ës dhe sot u absorbua në aplikacionin TikTok të kompanisë në fjalë.

Përdoruesit ekzistues të Musical.ly kanë arritur në 100 milion aktivë në muaj ndërsa aplikacioni TikTok është më i shkarkuari në iOS sipas firmës analitike Sensor Tower.

Ndërsa TikTok dhe Musical.ly janë dy platforma të cilët ngjajnë ku përdoruesit mund të ndajnë video 15 sekondëshe, të parit do ti mungojë një funksion i Musical.ly.

Bëhet fjalë për funksionin e sinkronizimit të buzëve me muzikën që është duke u luajtur. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>