Biznes

Mbyllja e Megaupload ka rritur shitjet e filmave

Mar 9 2013
0 Shpërndarje
Mbyllja e Megaupload ka rritur shitjet e filmave

Mbyllja e shërbimit të faqes Megaupload ka sjellë rritje në filmat dixhitalë, si në blerjen e tyre ashtu edhe në marrjen me qera.

Në një studim të kryer nga dy kërkues rezulton se mbyllja e saj ka çuar në një rritje prej 7 – 10% të shitjeve dixhitale të filmave si dhe 4 – 7 % rritje të filmave që merren me qera.

Kërkuesit besojnë gjithashtu se në terma afatmesëm, industria e filmit mund të shohë sërish rritje falë mbylljes së Megaupload, duke qenë se gjithmonë i është vendosur faji piraterisë në rënien e fuqisë blerëse për filma.

“Studimi ynë tregon se mbyllja e një faqeje pirate kaq të rëndësishme mund të rrisë shitjet e mediave dixhitale dhe për këtë kemi provat e duhura,” shkruanin kërkuesit Brett Danaher, asistent profesor i ekonomisë në Wellesley College, dhe Michael D. Smith, profesor i teknologjisë së informacionit dhe marketingut në Carnegie Mellon University.

Të ardhurat nga filmat dixhitalë për dy studiot që janë marrë në studim, treguan se pësuan rritje me 6 – 10% në 18 javët që pasuan mbylljen e Megaupload, në 12 shtete të ndryshme. Kjo u vu re më tepër në vendet ku faqja kishte përdorim më të madh, si për shembull në Francë, Spanjë, Belgjikë apo Meksikë.

The Pirate Bay zhvendoset në Korenë e Veriut

Kërkuesit shprehen se rritja e përdorimit të faqeve legjitime mund të mos jenë detyrimisht të lidhura me mbylljen e Megaupload. Sipas një studimi të fundit nga NPD Group, rezulton se shkarkimi i muzikës në mënyrë ilegale është ulur vitin e fundit.

Një ndër shkaqet më kryesore për këtë është rritja e shërbimeve me ose pa pagesë për streaming. (PCWorld Albanian)

angelina-jolie-in-mr-and-mrs-smith

Lajmet e fundit>