Siguri

McAfee kërkon falje për incidentin

Apr 24 2010
0 Shpërndarje
McAfee kërkon falje për incidentin

Si rrjedhojë e një përditësimi të gabuar të softuerit të saj të sigurisë, McAfee u ka kërkuar falje të gjithë konsumatorëve të saj në një postim në blogun e saj.

Barry McPherson, zëvendës president ekzekutiv i shërbimit për përkrahje dhe për konsumatorë, ka vendosur një kërkim falje në emër të McAfee, duke thënë se kompania kërkon falje për të gjitha telashet e shkaktuara për të gjithë konsumatorët e saj.

mërkurën kjo kompani, pati paraqitur një përditësim të gabuar për softuerin e saj antivirus që u iniciua për kompjuterë që punojnë në Windows XP Service Pack 3. Përditësimi, një skedarë DAT, gabimisht identifikoi një skedarë kyç të Windows të quajtur svchost.exe si virus, duke shkaktuar që PC të bllokohen dhe të ristartohen vazhdimisht.

Problemi ka prekur konsumatorë anembanë botës, duke përfshirë edhe prodhuesin e içave Intel, Policinë e Kentucky, Shkollën e Mjekësisë së Universitetit të Michiganit, etj.

Si përgjigje ndaj problemit stafi i McAfee ka punuar pa ndalur për të ndihmuar që konsumatorët të kthejnë përsëri në funksion sistemet e tyre.

Kjo kompani gjithashtu ka prezantuar një arnim të shpejtë në mëngjesin e ditës së enjte. SuperDAT Remediation Tool rikthen skedarin svchost.exe dhe rregullon përditësimin e gabuar.

Duket se problemi në rend të parë ka ndodhur pas testimeve të dobëta nga ana e McAffe, duke sjellë tek kompjuterë të shumtë një skedarë DAT me shumë vrima.

Në anën tjetër duket se McAfee nuk do t’i ketë punët mirë me reputacion, pasi që shumë konsumatorë janë shprehur të lumtur që nuk përdorin shërbimet e saja apo nuk do t’i përdorin më.

Lajmet e fundit>