Lajmet

McAfee: Kini kujdes nga sulmet e kodeve keqdashëse për celularët tuaj

Feb 25 2013
0 Shpërndarje
McAfee: Kini kujdes nga sulmet e kodeve keqdashëse për celularët tuaj

mobile malwareKode dashakeqëse për celularët dhe sulme të shënjestruara janë vazhdimisht në rritje sipas raportit të McAfee të prezantuar në fillim të këtij muaji.

Këto bomba kohore edhe cënime të tjera të sigurisë përbëjnë problem për bizneset e vogla. Në mënyra të ndryshme ne kemi arritur një lloj ekuilibri me kodet dashakeqëse që nga koha e sulmeve kibernetike në internet si Code Red edhe SQL Slammer. Kodet dashakeqëse nuk janë ndalur nga veprimi, por për aq kohë sa keni softuerë sigurie të aktivizuara edhe në kohë ju do të jeni më të sigurt nga sulmet.

Kërkimi i McAfee zbulon se sulmet po përhapen shpejt si qëllime kriminale edhe teknika të avancuara. McAfee përpunon informacionin e mbledhur nga miliona sensorë të përhapur në rrjete, dhe gjithashtu nga shërbimi i bazuar në Cloud McAfee Global Threat Intelligence, për të prodhuar “Raportin McAfee të sulmeve: tremujori i katërt 2012 (PDF)”.

Në këtë raport, ofruesi i sigurisë zbuloi që vëllimi i infektimeve u rrit fillimisht dhe filloi të binte gjatë fundit të muajit. Gjithashtu zbuloi një model me infektime të botnet (programet të ndërlidhura në rrjet)- një rritje dramatike fillimisht, por pësoi një rënie edhe më të ulët se shifrat fillestare.

McAfee ka kohë që ka ndezur alarmin për sulmet dashakeqëse në telefonat mobil. Është e vërtetë që McAfee ka një interes në këtë mes për rritjen potenciale të këtyre kodeve pasi ofron këto softuerë sigurie, por si ata thonë, fakti që ju jeni paranojak nuk do të thotë që këto sulme nuk ekzistojnë e që nuk po veprojnë.

mobile malwareRealiteti është që numri i telefonëve mobil të infektuar me kode dashakeqëse po arrin majat. McAfee numëron 36,000 celularë të sulmuar, deri diku gjithë shënjestrimi i Android OS. Asnjë nga këto sulme nuk i ka cënuar pajisjet Android, por nëse punonjësit në biznes përdorin Android, ose zyrtarish ose nën politave BYOD(sill pajisjen tëndë)- kini kujdes se rreziku është aty dhe po rritet.

Shqetësimi tjetër serioz është rritja e sulmeve kibernetike me shënjestër të kufizuar. Si Operation High Roller dhe Project Blitzkrieg, për të cilët raporti i McAfee analizon në thellësi.

I kombinuar me kërkimin mbi sulmet si Red October, raporti ilustron se kriminelët kibernetik dinë të jenë shumë të durueshëm kur piketimet janë të larta. Disa sulme kërkojnë vite për tu zhvilluar edhe ekzekutuar, edhe për shkak se janë të specifikuar për një target të caktuar, dhe janë shumë të vështirë për ti identifikuar.

Këto janë gjërat kryesore, por ka një informacion më të plotë në raportin 38 faqe që mund ta ndihmojë kompaninë tuaj të përgatitet edhe të mbrohet. (PCWorld Albanian)

Tags >

malware
Lajmet e fundit>