Lajmet

McAfee: Lojërat, aplikacionet më të infektuara me kode dashakeqëse

Jul 8 2013
0 Shpërndarje
McAfee: Lojërat, aplikacionet më të infektuara me kode dashakeqëse

Sipas një studimi të McAfee, lojërat janë aplikacionet më të infektuara me kode dashakeqëse, për muajin qershor 2013.

Keqbërësit kibernetikë abuzojnë me lejet e aplikacioneve për të instaluar dhe për të sulmuar viktima të pafajshme. Konsumatorët tërhiqen nga ideja e përdorimit të aplikacioneve pa pagesë dhe padashur lejojnë pranimin e kodeve dashakeqëse. Këto aplikacione pa pagesë kanë sukses në marrjen e informacioneve personale të përdoruesve për ti përdorur për mashtrim.

“Konsumatorët mobil nuk kanë dijeni për marrjen e informacioneve të tyre personale në duart e mendjeve kriminale kibernetike, duke i dhënë shumë mundësi atyre për mashtrim” – tha Stephan Perchard, zëvendës president për Konsumatorin dhe Telefonat Mobile në McAfee .

McAfee raporton se 26% e këtyre aplikacioneve janë të mbushur me këto kode dhe mesa duket një nga kodet më të këqija që po zë rrënjë është me anë të mesazheve dashakeqëse. Studimi i McAfee tregon gjithashtu se konsumatorët e nënvlerësojnë çështjen e privatësisë dhe mbrojtjes së tyre kur shkarkojnë aplikacione, por gjithashtu ata nuk e kuptojnë edhe nivelin e madh të dëmtimit që ky anashkalim iu bën atyre.

Pas lojërave edhe aplikacionet e personalizimi, të muzikës, stilit të jetesës si dhe televizioni duken më të famshme të mbushura plot me kode dashakeqëse. (PCWorld Albanian)

Malware Alert

Lajmet e fundit>