Siguri

McAfee ofron kompensim, pas lëshimit trashanik

Apr 26 2010
0 Shpërndarje
McAfee ofron kompensim, pas lëshimit trashanik

Shtojca problematike ka identifikuar në mënyrë të gabuar skedarin e rëndësishëm të Windows-it svchost.exe si virus, duke shkaktuar që kompjuterët që punojnë me Windows XP SP3 të bllokohen dhe të futen në një cikël të pafund të ristartimit. Në mesin e këtyre të prekurve ishin forcat e policisë së SHBA-së dhe Inteli.

Në një blog post të adresuar “Home or Home Office Consumers”, kompania ka ofruar që të kompensojnë shpenzimet e riparimeve të PC-ve, megjithëse ka një kufizim.

“Nëse veçse keni pranuar kostot për të riparuar kompjuterin tuaj si rezultat të problemit, ne jemi të përkushtuar që të kompensojmë shpenzimet e arsyeshme” tha kompania.

Duke mos tentuar që të lejojë dezertim masiv të softuerit pas problemit, McAfee gjithashtu po ofron një “zgjatje dyvjeçare të kontratës suaj ekzistuese me McAfee, pa asnjë lloj pagese”.

Ende nuk ka ndonjë fjalë zyrtare nga kompania rreth mënyrës sesi një dështim i tillë serioz ka arritur të kalojë përmes procesit të kontrollit të kualitetit.

Lajmet e fundit>