Siguri

McAfee: Evitoni të qenit cak i WikiLeaks

Dec 2 2010
0 Shpërndarje
McAfee: Evitoni të qenit cak i WikiLeaks

“Gjersa teknologjia nuk mund të fus fantazmat në shishe, ajo mund të ofrojë një organizatë me veglat e nevojshme për të përballuar këtë lloj problemi që të vazhdojë tutje” tha Dasher. Ai tha se teknologjia Data Loss Prevention (DLP) sikurse ajo McAfee Data Loss Prevention 9, mund të paralajmërojë kërcënimet e mundshme sikurse ato të rrjedhjes së pazakontë të kopjimit të skedarëve nga një punonjës që planifikon diçka të dyshimtë. Ai gjithashtu mund të vendos edhe politika fizike sikurse kufizimi i përdorimit të USB disqeve apo pajisjeve tjera të këtij lloji.

Dasher ka vëzhguar se organizatat kanë nevojë të ofrojnë transparencë të kërkuar ligjore për disa komunikime dhe të dhëna, një nevojë që shpaguhet ndaj kërkesës për të ruajtur sekretet e tregtisë. Gjithashtu teknologjia nuk do  të identifikojë domosdoshmërisht se cilat të dhëna duhet mbrojtur. Të dhënat e thjeshta sikurse ato të kredit kartelave apo numrat e sigurimit social mund të shenjëzohen me lehtësi për tu mbrojtur, kurse pronat private nuk munden.

“Kontrollet e duhura të brendshme duhet të përcillen nga zhvillimi teknologjik” tha Dasher. “Konsumatorët tanë më të suksesshëm janë ata që investojnë kohë dhe energji për të përfshirë biznes liderët e tyre që janë më të fuqishëm në identifikimin e asaj se cilat informata janë të ndjeshme”. /pcworld.al

Lajmet e fundit>