Harduer

mCube90 ‘flet’ me çdo pajisje

Jan 4 2010
0 Shpërndarje
mCube90 ‘flet’ me çdo pajisje

MCube90 është një përshtatës universal fuqie dhe mbrojtës nga mbingarkesat i cili mund të përdoret në aeroplan, në makinë apo në shtëpi.

Si rezultat i një bashkëpunimi me Green Plug, një kompani e cila zotëron një teknologji të sajën për komunikimin midis pajisjeve dhe fishave të fuqisë, mCube90 mund të komunikojë me një gamë të gjerë pajisjesh dhe të qëndrojë në një pëllëmbë.

Teknologjia GreenTalk e Green Plug ndalon thithjen e rrymës nga pajisjet pasi ato janë karikuar plotësisht. Meqë përdor ndërfaqen e fuqisë open systems, mCube mund të furnizojë me energji laptopë, telefona celularë dhe çdo pajisje me një port USB. Pavarësisht nga diferencat mes tyre, Green Talk bën korigjimet e nevojshme.

Lajmet e fundit>