Softuer

Më 13 janar, lançohet Windows 7

Jan 3 2009
0 Shpërndarje
Më 13 janar, lançohet Windows 7

Testuesi i parë i Windows 7, do të jetë i gatshëm para 13 janarit 2009. Kështu të paktën është parashikuar në konferencën e “zhvilluesve profesionistë” (Professional Developers), mbajtur në Los Angeles gjatë fundit të muajit tetor. Në këtë konferencë u parashikua që Windows 7 të jetë i gatshëm para 13 janarit, por paraprakisht duhet mbajtur konferenca të tjera në një turne që do të mbahet në 11 qytete të ndryshme.

Turneu, së pari do të fillojë në Houston të martën e ardhshme, për të kaluar më pas në Orlando më 11 dhjetor dhe Atlanta më 16 dhjetor. Gjatë fundvitit do të ketë një pushim për t’u rikthyer më pas në Chicago dhe Minneapolis më 13 janar.

Në përshkrimin e 3 ngjarjeve të para, Microsoft njofton se të pranishmit do të pajisen me Windows 7, sapo të jetë i gatshëm. Ndërkohë që përshkrimi ndryshon për eventet që do të mbahen në Chicago dhe Minneapolis, ku njoftohet: “Të gjithë të pranishmit do të pajisen me Windows 7 në DVD”.

Një kopje e Windows 7, u është ndarë zhvilluesve profesionalë të pranishëm në Konferencën e Los Angeles, ndërsa kompania ka bërë të ditur se do t’i zgjerojë testimet duke lansuar një kopje në publikun e gjërë në fillim të 2009-s.

Sidoqoftë, Microsoft akoma nuk është e gatshme të caktojë datën e sigurtë të lançimit të kopjes testuese të Windows 7, siç ishte bërë e ditur në konferencë.

Microsoft u ka dhënë të martën zhvilluesve të personelit nga një kopje testuese të Windows Vista Service Pack 2, ndërsa kopja testuese për publikun e gjërë do të lançohet të enjten. Ky service pack nuk do ta freskojë vetëm Vista por edhe Windows Server 2008. Kjo është hera e parë që Windows ka paketuar një service pack që aplikohet edhe tek klienti edhe tek sistemi operativ i serverit. Pas testimeve pritet që Windows 7 ta ketë formën e vet përfundimtare në fund të 2009-s  apo në fillim të 2010-s.

Lajmet e fundit>