Lajmet

Më 13 nëntor mbahet eventi i tretë i Startup Grind Tirana me të ftuar Alejtin Berishën

Nov 7 2014
0 Shpërndarje
Më 13 nëntor mbahet eventi i tretë i Startup Grind Tirana me të ftuar Alejtin Berishën

startup gridDitën e enjte, më 13 nëntor, do të mbahet eventi i tretë i radhës i Startup Grind Tirana mundësuar nga Google for Entreprenuers. Në dy eventet e para të mbajtura më datën 10 shtator dhe 16 tetor ishin të ftuar: Gentian Likaj, CEO i Communication Progress, dhe Lindita Shomo CEO e platformës së pagesave online EasyPay. Në dy eventet e para u diskutua rreth “Sfidave të të bërit biznes” dhe “Platformat e pagesave online”.

Por Startup Grind Tirana nuk mbaron këtu. Në eventin e radhës i ftuar do të jetë Alejtin Berisha. Një adhurues i teknologjisë dhe sipërmarrës serial. Alejtini është bashkëthemelues i iziSurvey.com, një platformë hulumtuese online dhe offline, ku lançimi i saj zuri vend në titujt e mbi 150 portaleve ueb në të gjithë botën përfshi edhe Yahoo News dhe Boston Globe. Alejtin Berisha është drejtor ekzekutiv tek Kolegji Universum, i cili është një promotor i një edukimi cilësor në Kosovë, ku Berisha ofron leksione lidhur me kreativitetin, inovacionin dhe siAlejtin-Berishapërmarrjen. Ky fakultet është një nëndegë e kursit Makroekonomia e konkurrencës, zhvilluar nga Michael Porter dhe ekipi i tij në Shkollën Harvard Business. Gjithashtu Universum është një institucion i aprovuar nga HBS.

Ai po ashtu është një profesor vizitor në programin e krijimit të një startup-i në Universitetin Chulalongkorn të Tajlandës. Është edhe Drejtori i menaxhimit të Wilson Learning për Kosovën dhe Shqipërinë, një kompani kjo me zyra në 50 shtete. Alejtin Berisha studion në universitetin e New Yorkut, është anëtar në komitetin ekzekutiv EAIR dhe një analist ekspert për forumin e sipërmarrjes botërore (WEF).

Kohëzgjatja e eventit do të jetë nga ora 17:30 deri në orën 20:30 dhe do të mbahet tek qendra Protik. Eventi si gjithmonë do të prezantohet nga sipërmarrësi i ri, dhe adhurues i teknologjisë dhe informacionit, Endri Mataj. Eventi po ashtu do të mbështet edhe nga disa partner lokal si Raifeissen Bank dhe kompania mobile AMC Albania. Të gjithë ata që duan të ndërmarrin një sipërmarrje të lirë, kërkojnë të dëgjojnë këshilla apo të motivohen janë të ftuar të bëhen pjesë e eventit. Për më shumë informacion ndiqni lidhjen e ofruar më poshtë. http://www.meetup.com/Startup-Grind-Tirana/events/213120452/. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>