Lajmet

Më 23 Shkurt mbërrin aplikacioni dhe njëkohësisht shërbimi Youtube për fëmijë

Feb 20 2015
0 Shpërndarje
Më 23 Shkurt mbërrin aplikacioni dhe njëkohësisht shërbimi Youtube për fëmijë

YouTube_Kids_Logo.0Kjo platformë është mjaft e njohur në mesin e adoleshentëve dhe tani po vjen me një aplikacion posaçërisht për fëmijët. Ditën e djeshme ju njoftuam se kishte gjasa që Youtube të publikonte së shpejti një lloj abonimi me pagesë që do ju siguronte përdoruesve shfletim në rrjetin e videove pa u shqetsuar nga asnjë reklamë.

Ndërsa ditën e sotme, ishte USA Today që zbuloi informacionin më të fundit lidhur me shërbimin e Google. Aplikacioni i ri nga shërbimi online i videove të Google do të funksionojë në smartfonët dhe tabletët tanë ku mendohet se do të ketë në përmbajtje disa seri televizive për fëmijët parashkollor si “Thomas Motori Tank”, dhe “Rruga Sesame”. Aplikacioni do të ofrojë kryesisht përmbajtje nga kanalet të shumta në Youtube të cilët kanë kaluar provën e sigurisë për përmbajtjet për fëmijë.

Aplikacioni quhet Youtube Kids (Youtube për fëmijë) dhe do të jetë falas për të gjithë duke që nga data 23 Shkurt. Do të karakterizohet nga një dizajn i përshtatshëm për fëmijët e vegjël. Thuhet se aplikacioni do të përfshijë disa modalitete vetëm për prindërit ku këta të mund të kontrollojnë çfarë fëmijët e tyre shohin. Një zhgënjim i vërtetë në datën e lançimit do të jetë mungesa e aplikacionit në iPad, sepse vetë kompania ka bërë të ditur se do të jetë i disponueshëm vetëm në platformën Android për momentin.

Me këtë aplikacioni, gjgandi i motorit të kërkimit Google po mban krahun e Komisionit Federal Tregtar Amerikan ku ky i fundit ka forcuar ndjeshëm politikat e përmbajtjeve me qëllim largimin e një rreziku potencial që u kanoset fëmijëve online. Por që ngelet akoma e paqartë sesi Google do të fitojë para nga ky aplikacioni. Një mundësi është shfaqja e reklamave brenda aplikacionit. Planet e Youtube për ofrimin e një shërbimi të tillë për fëmijë janë zbuluar që vitin e shkuar dhe tani kompania është pranë realizimit të ambicjeve të saj. (PCWorld Albanian)

Tags >

youtube
Lajmet e fundit>