Lajmet

Me 26 qershor në Tiranë, mbahet “Web Day 2010”

Jun 5 2010
0 Shpërndarje
Me 26 qershor në Tiranë, mbahet “Web Day 2010”

Ky takim organizohet në datën 26 Qershor 2010 me qëllim që zhvilluesit e internetit të bashkëpunojnë, të shkëmbejnë ide dhe përvoje.

 Këta të fundit (programuesit dhe ‘webmasterat’) duke krijuar një afrimitet të këtij niveli me njëri-tjetrin por edhe me shfrytëzuesit e produkteve të tyre kanë mundësi shumë më të mëdha për të ndryshuar në favor të kërkesave të tregut duke rritur në këtë mënyre cilësinë e shërbimit.

Përdoruesit e internetit duke qenë pjesë të këtij organizimi arrijnë të kuptojnë sesi funksionon gjithçka në prapaskenë por edhe mund të fitojnë përvoje për të ardhmen nëse duan të jenë krijuesit e ardhshëm…

Universiteti Planetar i Tiranës është shprehur i gatshëm për të vënë në dispozicion sallën e konferencave dhe ambientet e tij për zhvillimin e kësaj konference.

“Përkohësisht jemi duke punuar me programin dhe të gjithë ata që kanë aplikuar për të qenë pjesëmarrës do të njoftohen me e-mail për zhvillimet e reja” thonë përfaqësues që janë duke organizuar “Web Day 2010”

Për mbajtjen e Web Day janë përkujdesur Universiteti Planetar i Tiranës, iShqip, Webmaster.al, Shoqata për Softuer të Lirë dhe të Hapur e Shqipërisë, etj.

Deri më tani janë konfirmuar më shumë se 60 pjesëmarrës të cilët do të marrin pjesë në Web Day.

Lajmet e fundit>