Lajmet

Më 3-5 qershor zhvillon punimet simpoziumi i 14-të për rregullatorët GSR14 organizuar nga ITU

Jun 4 2014
0 Shpërndarje
Më 3-5 qershor zhvillon punimet simpoziumi i 14-të për rregullatorët GSR14 organizuar nga ITU

Simpoziumi-i-14-të-Global030614Në periudhën 3-5 Qershor 2014, në Manama, Bahrain po zhvillon punimet Simpoziumi i 14-të Global për Rregullatorët (GSR14) organizuar nga Unioni Ndërkombëtar i Telekomunikacioneve (ITU) nën temën: “Theksi mbi potencialin e botës dixhitale”. Në këtë simpozium, Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP), i Republikës së Shqipërisë përfaqësohet me delegacionin e tij të kryesuar nga kryetari i këtij institucioni, Piro Xhixho.

Ky simpozium mbledh së bashku krerët e autoriteteve rregullatore të telekomunikacionit dhe Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit nga e gjithë bota si dhe politik-bërësit, liderët e industrisë dhe palët e tjera të interesuara. Gjithashtu simpoziumi siguron një platformë për shkëmbimin e pikëpamjeve dhe eksperiencave lidhur me çështjet më të rëndësishme të këtij sektori.

Qëllimi i këtij simpoziumi është t’i ftojë pjesëmarrësit të shqyrtojnë mënyrat më të mira për të siguruar se të gjitha benefitet e botës dixhitale do të vijnë tek qytetarët në mënyrë sa më të informuar, të përgjegjshme dhe të sigurtë.  Kjo mund të arrihet vetëm nëpërmjet një rregullimi efektiv me synim fuqizimin e konsumatorit, ripërcaktimin e përgjegjësive dhe krijimin e kushteve për zhvillimin e një ekonomie të bazuar dhe udhëhequr nga shkëmbimi i të dhënave. (PCWorld Albanian)

Tags >

akep
Lajmet e fundit>