Lajmet

Me Amazon dhe Facebook mund të dërgoni kartolina urimi për ditëlindje

Jun 21 2013
0 Shpërndarje
Me Amazon dhe Facebook mund të dërgoni kartolina urimi për ditëlindje

amazonFunksioni i miqve dhe i familjes në Amazon ju jep mundësi të jeni më social, dhe kështu është lançuar këtë javë mjeti që ju jep mundësi të krijoni dhe të dërgoni kartolina dhuratë dhe miqve tuaj të Facebook-ut për ditëlindjet e tyre.

Duke lidhur Facebook dhe llogarinë në Amazon, ju regjistroni miqtë tek llogaritë dhe gjithashtu ditëlindjet e tyre, kjo do të thotë se mund të krijoni kartolina të avancuara.

Për të filluar shkoni tek Amazon.com/birthdaygift, selektoni një nga ditëlindjet e ardhshme të miqve tuaj dhe i ftoni ata të kontribuojnë në një kartolinë dhuratë gjithashtu. Pjesëtaret mund të kontribuojnë deri në 1 $ apo deri maksimalisht në 25 $ dhe gjithashtu mund të ftojnë individë të tjerë, tha një zëdhënës i Amazon tek Mashable.

Kartolina është e personalizuar me mesazhe dhe i dërgohet individit në faqen e tij të Facebook-ut për ditëlindjen.

Hapat që duhet të ndiqni:

1. Shikoni për ditëlindje të afërta të miqve tuaj

Amazon 1

2. Selektojeni

Amazon 2

3. Ftoni të tjerë që janë të interesuar për të dërguar këtë kartolinë

Amazon 3

4. Ndërto mesazhin

Amazon 4

5. Kontrolloje dhe dërgoje. (PCWorld Albanian)

Amazon 5

Lajmet e fundit>