Harduer

Me anë të një mini aksesori ju mund të ktheni smartfonin tuaj në një pajisje kontrolluese universale

Sep 6 2014
0 Shpërndarje
Me anë të një mini aksesori ju mund të ktheni smartfonin tuaj në një pajisje kontrolluese universale

anymote_homeProvat e kohëve të fundit na kanë vërtetuar se zhvillimet më të mëdha në teknologji nuk kanë ardhur nga kompanitë e mëdha, por nga grupet e vogla me ëndrra të mëdha.

Një projekt është duke shpresuar të krijojë diçka të re, “AnyMote Home”. Kjo është një pajisje e vogël e cila mund të lidhet me smartfonin apo tabletën tuaj, me anë të Bluetooth-it, ku një aplikacion shoqërues do të përdoret si një kontrollues i zgjuar.

AnyMote ka profilet e më shumë se 800.000 pajisjeve dhe krijuesit thonë se janë duke shtuar akoma. Ka gjithashtu një opsion të mësuari ku ju mund ta mësoni atë të njohë pajisje të tjera që nuk përfshihen në këto shifrën 800.000. Aplikacioni mund të lidhet dhe me të gjitha pajisjet që disponojnë WiFi.

Mënyra se si funksionon është tepër e thjeshtë, ju klikoni mbi aplikacionin në smartfonin apo tabletën tuaj dhe e lidhni me AnyMote Home. Më pas ju vetëm zgjidhni kategorinë dhe markën e pajisjes që doni të kontrolloni. Ajo ç’ka është interesante është se me anë të këtij aplikacioni ju mund të kontrolloni pajisje të ndryshme në të njëjtën kohë.

Ju mund të keni një pajisje të tillë për 70 $ ose dy të tilla për 130 $. Kompania pothuajse ka mbaruar të gjitha detajet dhe njofton se AnyMote Home do të fillojë të shitet në maj të 2015. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>